U nda nga jeta 17 vjet më parë, përkujtohet ikona e muzikës popullore Fitnete Rexha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Artistja e Merituar” Fitnete Rexha, në vitin 1961 ishte një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, të muzikës popullore qytetare tiranase.

Vajza më e vogël e Bab Rexh Delisë “Hero i Popullit”, familja krutane e të cilit njihet për vlerat e traditës, kultivonte prej shumë brezash këngën popullore.

Rreth moshës 15 vjeçare ajo këndon dhe regjistron këngët e para popullore në Radio-Tirana nën shoqërinë e grupit orkestral të Shqipërisë së mesme të drejtuar nga Muharrem Gura dhe Skënder Reka. Orkestrina përbëhej nga muzikantet Skënder Reka-fisarmonikë, Liu i Nushit dhe Çerçiz Mehmeti në violinë, Reshit Shehu në dajre, Mustafa Zyberi në klarinetë, Riza Selita në kontrabas, Emil Miloti dhe Fadili i Ansamblit të Ushtrisë në kitarë.

Fillimisht fillon punë si këngëtare në Estradën e Tiranës dhe më pas aktiviteti i saj si këngëtare u zhvillua tërësisht pranë A.K.V.P-së në Tiranë deri në daljen në pension në vitin 1981. Ndër këngët më të bukura të kënduara prej Fitnete Rexhës përmendim: “Te selvitë e Namazgjasë”, “Qënke veshur me të bardha”, “Mun aty tek shtatë zymbylat”, “Dy të bukurat në nji derë” etj.

Regjistrimet muzikore të saj gjenden sot kryesisht pranë Radio-Tiranës.

Akademik. Prof. Çesk Zadeja ka thënë se sa herë të dëgjohet kënga popullore e Shqipërisë së Mesme, gjithmonë do të kujtohet këngëtarja Fitnete Rexha.

ru.do/ Fjala

Të fundit

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vetë jeta

ALBAN DACI - Po jetojmë një periudhë ku koha kalon shpejt dhe krejt pa u kuptuar. Në këtë kohë...

Barcelona “gjen” sulmuesin, 21-vjeçari luan te Villarreal

Barcelona po shfaq interes për sulmuesin e talentuar të Villarreal, Karl Etta Eyong, i cili është duke tërhequr vëmendjen pas paraqitjeve të mira këtë...

Si u vodh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Një ngjarje që të kujton skenarin e një filmi aksion është zhvilluar ditët e fundit në Dubai, ku një diamant rozë me vlerë 25...

Grabisnin hotele e shtëpi në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh në zona të ndryshme turistike. Autorët kishin...

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë...

Lajme të tjera

Web TV