Vajzat më të suksesshme të ekraneve shqiptare/ Pandemia nuk i ndalon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Te Admiruara për pamjen e tyre ku disa mbërrijnë tek ekrani nga konkurset e bukurisë, ato nuk e fshehin as talentin e tyre para shkëlqimit përballë kamerave.

Të bukura dhe të famshme, nuk e shmangin as në kohë pandemie, mundësinë për të shijuar në ditët e nxehta të verës disa ditë për të pushuar diku larg ekranit por jo larg fansave të tyre.

Ato janë prezente përmers  fotosh dinamike plot ngjyra dhe jetë në rrjetet sociale.

Në vijim i shihni bukuroshet e ekraneve shqiptare duke shfrytëzuar ditët e nxehta të verës 2020 ku pandemia nuk i ndalon të shfaqen të freskëta e plot sharm:

Xhemi Shehu, një nga vajzat më të bukura të ekranit shqiptar, prezantuesja me shumë vite eksperiencë në TOP CHANNEL, në një nga programet më popullore të humorit shfaqet duke u relaksuar në një ditë plazhi larg dritës së prozhektorëve të ekranit, duke shijuar rrezet e diellit në relaks të plotë.

Arbana Osmani, një nga drejtueset më të njohura dhe më të vjetra të TOP CHANNEL,ka zgjedhur t’i kaloj pushimet e verës në një klimë malore dhe jo afër bregdetit. Në këtë selfie ajo shfaqet tepër sportive dhe me buzëqeshjen që e karakterizon duket e çlodhur dhe e lumtur.

Albana Osmani, një nga femrat më seksi me një stil unik ka zgjedhur së fundmi, edhe pse ndodhemi në një stinë plot ngjyra, të postoj ne llogarinë e saj personale në instagram një fotografi në bardhezi ku duket pa diskutim tepër joshëse.

Monika Stafa, një nga imazhet më të dashura dhe serioze të ekranit saj ka zgjedhur te shijoj natyrën dhe gjelbërimin, duke na kujtuar se alternativat për të kaluar çaste relaksi janë të shumta dhe natyra është një zgjedhje e cila qëndron afër nesh edhe në ditë të zakonshme dhe jo vetëm në ditë pushimi.

Luana Vjollca, shfaqet e parezistueshme ne foton e shfaqur ne llogarinë e saj në instagram së fundmi ku tregon format e saj trupore me koloritin e fituar nga ditët e shijuara në plazh.

Lexo edhe :  Mblodhi 16 mijë adhurues në koncertin e tij në Milano, Alban Skënderaj: Jam ende i mpirë

Motra e saj, Marina Vjollca, një nga imazhet më të dashura të TV KLAN, me sensualitetin e pamunguar asnjëherë ndan me fansat e saj në instagram një moment nga pushimet e saj gjatë kësaj vere.

Prezantuese dhe balerinë e njohur, një imazh i dashur i TV KLAN, shfaqet seksi me bikini në fotografinë e publikuar së fundmi në llogarinë e saj të pasur me fotografi tepër joshëse.

Imazhi klasik dhe shumë i njohur prej më shumë se një dekadë i pasditeve ne TV KLAN, Rudina Magjistari ndan në rrjetet sociale, nje selfie ku portreti i saj i ëmbël shpreh kënaqësinë e fituar në një moment relaksi.

Alketa Vejsiu, bjondja elegante dhe gjithmone e kuruar, imazhi shumë i dashur i spektakleve të mëdha , shfaqet në një jaht luksoz duke ndarë me fansat momente nga pushimet e saj.

Orinda Huta, gjithashtu një tjetër prezantuese prej shumë vitesh e dashur përmes ekraneve shqiptare ndan me ndjekësit e saj çaste nga pushimet ku përcjell qetësinë dhe kënaqësinë e fituar nga një ditë e shkëputur larg zhurmës së përditshmërisë.

Matilda Mcini, një imazh i bukur dhe i dashur në TV ORA NEWS po i shijon pushimet e saj në bregdet. Ajo godet me pamjen e saj sharmante nga një bregdet me ujë të kthjellët dhe duket mahnitëse me kostumin e saj te banjës.

Ola Bruko, një nga spikeret më të vjetra të lajmeve ne NEWS 24, duket krejtësisht ndryshe jashtë studios së lajmeve ku njofton gjithmonë lajmet më të fundit për teleshikuesit.

Enxhi Biba, spikerja simpatike me një make up të kujdesshëm ne portretin e saj duket tepër e freskët në selfien e ndarë me ndjekësit e saj në instagram.

Hygerta Sako, nga miss në një  nga prezantueset më të daashura të sportit, mbetet ikona e bukurisë edhe pse vitet kalojnë.

Këto janë disa nga imazhet më të dashura të ekranit shqiptar që po shijojnë pushimet e tyre edhe pse në ditë pandemie.

ru.do/ Fjala

Të fundit

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Nesër Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel të enjten (22...

Kokainë, çanta dhe tufa me para! Miliona € të sekuestruara dhe 52 urdhër arreste (VIDEO)

Anti-Mafia italiane ka publikuar pamje nga operacioni “Ura”, ku shihen qartë detaje nga aksioni që preku Shqipërinë dhe Italinë në lidhje me trafikun ndërkombëtar...

Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama!/ Pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

Nga Spartak Ngjela Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat. Po kjo është hera katërt që ai...

Lajme të tjera

Web TV