Detaje nga aksidenti në Kakavijë/ Ambulanca përplas për vdekje të miturin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Bularat të Gjirokastrës gjatë radhëve të gjata të krijuar në Kakavijë.

Një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një ambulancë që po kalonte në rrugë. Fëmija nga Lezha po qëndronte në radhë prej ditësh me familjen e tij në pritje për të kaluar pikën kufitare.

Ambulanca po shkonte për të marrë një person që kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë pritjes në radhë prej 4 ditësh, kur në atë moment fëmija i ka prerë rrugën autoambulancës.

Fëmija i është shkëputur nga dora nënës së tij dhe ka dalë para ambulancës, ku fatkeqësisht përplasja ka qenë tepër e fortë dhe fatale për të miturin.

Nga pamjet shihet se përplasja ka qenë e fortë, ku ambulanca ka shumë dëmtime në pjesën e përparme, ndërsa në vendin e ngjarjes shihen njollat e gjakut të të miturit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ambasadori i BE mbërrin në KQZ, Gonzato takim me kryekomisionerin Celibashi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e KQZ, Ilirjan Celibashi. Gonzato...

Krim brenda familjes në Shkodër, turisti vret bashkëshorten më pas qëllon veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një turist ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij. Pasi ka vrarë bashkëshorten,...

6 milionë $ lobim për Berishën/ Nuredin Seci thyen heshtjen: Ja pse vendosa të financoj!

Gazetari dhe moderatori i emisionit "Opinion", Blendi Fevziu, ka publikuar reagimin ekskluziv të Nuredin Secit, i cili është garantor i kontratës së lobimit në...

Norvegjia prezanton raketën 400 kg që “tmerron” armiqtë

Norvegjia ka prezantuar zyrtarisht raketën e avancuar të tipit Joint Strike Missile (JSM), e zhvilluar në bashkëpunim mes kompanisë norvegjeze Kongsberg dhe Shteteve të...

SIGAL përforcon pozitat, lider absolut në tregun e sigurimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi në mesjavë raportin e tremujorit të parë të vitit 2025 për tregun e sigurimeve në Shqipëri. Nga të...

Lajme të tjera

Web TV