Kakavijë/ Autobusi lë në rrugë qytetarët, Çako me 200 efektivë shpërndajnë ujë e ushqime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autobusët kanë lënë në rrugë qytetarët duke i zbritur nga mjetet edhe pse ato ndodhen me kilometra larg pikës kufitare të Kakavijës për të kaluar në territorin grek.

Qytetarët janë zbritur nga autobusët dhe janë detyruar të marrin në krah çantat dhe valixhet e tyre të udhëtimit dhe të nisen në këmbë drejt pikës së kalimit kufitar.

Shkak për këtë është bërë aksidenti tragjik i ndodhur në fshatin Bularat, ku  policia ka bllokuar zonën për inspektimin e vendngjarjes së aksidentit, duke mos lejuar më kalimin e mjeteve.

Qytetarët do të bëjnë me dhjetëra kilometra rrugë në këmbë në temperatura të larta, pasi radha e mjeteve ka shkuar në 25 km deri në fshatin Grapsh.

Ndërkohë Drejtori i AKMC, Haki Çako ndodhet në Kakavijë për shkak të situatës së krijuar bashkë me 200 efektivët e Forcave të Armatosura  që prej mbrëmjes së djeshme në Kakavijë.

Efektivët e FA nga Tirana, Berati dhe Gjirokastra kanë shpërndarë e vazhdojnë të furnizojnë qytetarët me ujë e ushqime. 1.5 mijë litra ujë e qindra paketa ushqimesh vijojnë të shpërndahen që nga dita e djeshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kush janë 3 ministrat që Rama nuk do i largojë kurrë?

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit...

Zelensky: Moska po na tregon se do të vazhdojë luftën

"Rusia vazhdon të lëshojë ultimatume thjesht sepse dëshiron të vazhdojë luftën". Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përsëriti këtë në një konferencë të përbashkët për...

Bastisja e shtëpisë së John Bolton, reagon Trump

Donald Trump ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë për bastisjen e FBI-së në shtëpinë e ish-Këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare,...

Real Madrid gjen zëvendësuesin ideal të Kroos

Real Madrid është në kërkim të një organizatori të mirëfilltë në mesfushë, një profil që i mungon pas largimeve të Toni Kroos verën e...

Trump: Zelensky dhe Putin janë si vaji me uthullën…

Donald Trump, ka komentuar përpjekjet për të organizuar një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përdorur një krahasim...

Lajme të tjera

Web TV