Trazirat në Bjellorusi/Lukashenko frikë nga NATO, merr mbështetjen ushtarake nga Rusia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë më parë presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko filloi kontaktet me homologun tij rus, Vladimir Putin, pasi vendi është përfshirë nga valë trazirash pas zgjedhjeve presidenciale të kontestuara nga presidenca.

Këtë të diel mediat ruse kanë raportuar se Putin ka vendosur ta mbështetëse Lukashenkon duke ofruar edhe asistencë ushtarake nëse Bjellorusia do të cënohet nga ushtri të huaja.

Shqetësimi i Presidentit Aleksandar Lukashenko ka ardhur edhe pas përqendrimit të forcave të NATO-s në Poloni dhe Lituani, për stërvitje.

Nga ana tjetër opozita po përgatit demonstrata të reja masive sot. Svetllana Tihanovska, kundërshtarja kryesore e Lukashenkos në zgjedhjet kaluara, dje bëri thirrje për protesta masive.

Deri tani ishin arrestuar më shumë se 6.700 persona, qindra janë lënduar, ndërsa dy kanë vdekur.

Qeveria bjelloruse dje kërkoi falje dhe filloi të lirojë disa protestues.

Protestat shpërthyen në Bjellorusi pasi lideri shumëvjeçar Aleksandar Lukashenko fitoi në zgjedhjet të dielës të së kaluar. Në pushtet është nga viti 1994, Lukashenko e fitoi mandatin e gjashtë me një mbështetje prej 80 për qind të votave./Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

PD shkresë misionit të OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi

PD i ka dërguar një shkresë KQZ-së dhe misionit të OSBE-ODHIR ku ka listuar, sipas tyre, shkeljet e konstatura...

Sot seanca e 12-të për konstituimin e Kuvendit! A do të dalë Kosova nga ngërçi politik?

Për të dymbëdhjetën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare...

Njoftim nga “Integrated Energy BV SPV”

Shoqëria "Integrated Energy BV SPV" Sh.p.k organizon Dëgjesën Publike për konsultimin e "Aplikim per ndryshim thelbësor në kushtet e lejes së mjedisit të tipit...

Ministri izraelit paralajmëron se Gaza do të shkatërrohet plotësisht!

Një zyrtar i lartë i lëvizjes islamiste palestineze Hamas tha të martën se zhvillimi i negociatave për të rënë dakord për një armëpushim të...

Meta nga qelia: Vota juaj për mua është përgjegjësi e lartë! Do t’i përkushtohem…

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili kandidon në listën e hapur të PD-së në Tiranë, u ka kërkuar qytetarëve votën më 11 Maj. Në...

Lajme të tjera

Web TV