3 vjet nga sulmi terrorist në Barcelonë, njerëzit ende të shqetësuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e së enjtes, 17 gusht 2017, Silvia dhe Marta po shëtisnin përgjatë Rambla në Barcelona. Vajzat kishin plagë në këmbë dhe hynë në një farmaci për të blerë një medikament kur shpërtheu kaosi: “një furgon shpërtheu në qendër të rrugës”.

Dy të rejat qëndruan në farmaci, kur një njeri me uniformë hyri dhe u dha atyre një fëmijë për t’u kujdesur. Emri i djalit ishte Julian Cadman, Australian, 7 vjeç. Ai vdiq në krahët e tyre.

Silvia dhe Marta kurrë nuk do të jenë në gjendje ta harrojnë atë ditë dhe pasojat e asaj dite, por ato nuk njihen si viktima të sulmit. As ato, dhe as njëqind njerëz të tjerë që dëshmuan ngjarjet në Barcelona dhe Cambrils, dhe që ende vuajnë dëmtime psikologjike nga ato çfarë panë.

Kjo është një nga betejat që ende vazhdon përsa i përket kësaj çështjeje dhe që shoqatat e viktimave denoncojnë. Dy vajzat e reja janë një shembull. Por ka edhe më shumë, dhe disa krejt paradoksale, thotë Roberto Manrique.

Shifrat zyrtare, që paraqiten në aktakuzë për sulmet në Barcelona dhe Cambrils, janë këto: “16 të vdekur dhe 166 të plagosur (125 në Rambla, 29 në Alcanar si rezultat i shpërthimit I një shtëpie me eksploziv dhe 12 në Cambrils)”.

Shumë prej tyre ishin turistë dhe ka njerëz me 31 kombësi të ndryshme.  Duhet të theksohet se ka pak raste në të cilat shumat e destinuara për të kompensuar ata që preken janë rritur në gjykata. Shoqatat e viktimave nuk pajtohen më vlerësimin e prokurorisë dhe kërkojnë burgim të përhershëm.

Por debati i mbajtur nga shoqatat e viktimave nuk është thjesht monetar, por pasojat psikologjike që rrjedhin nga të qenit i pranishëm në vendin e një sulmi duhet të japin të drejtën që të njihen edhe si viktima. Dhe kjo, sipas Manrique, rrallë ndodh.

Lexo edhe :  E vërteta për histerinë e emigracionit në Britani

Në Uavat janë trajtuar 73 persona, shumica e të cilëve plotësojnë këtë gjendje: “sulmet shënuan jetën e tyre, por ata nuk konsiderohen viktima”. Dhe ata shpjegojnë se ka të paktën njëqind njerëz që nuk janë njohur si të tillë.

Ndonjëherë klasifikimi në njërën anë ose në tjetrën varet nga një procedurë administrative. Shembull: “Gerardo punoi atë ditë në një kiosk në Rambla. Ai e pa shumë afër tragjedinë. Të nesërmen ai shkoi në postin e tij, por ai ishte aq keq sa nuk mund të bënte asgjë”.

Manrique thekson se në ngjarje terroriste jo vetëm që mbeten lëndime fizike, por edhe dëmtime që arrijnë në mendje dhe jo në një mënyrë të vogël, çështje që duhet të merret parasysh gjatë vlerësimit të dëmit të shkaktuar, pasi këtyre njerëzve u duhet vëmendje, trajtim i specializuar psikologjik për një kohë që mund të jetë e gjatë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së...

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera –...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Lajme të tjera

Web TV