Vrasja e Bardhok Bibës, sot 71 vjet nga masakra e Valmirës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është 71 vjetori I një prej masakrave më të mëdha të ndodhura gjatë regjimit komunist.

Më 17 gusht të vitit 1949 me urdhër të krerëve më të lartë të saj kohe me në krye Enver Hoxhën u vranë në Mirditë 14 burra, u arrestuan 500 persona dhe u internuan 300 familje. E gjitha kjo në shenjë hakmarrje për vrasjen e Bardhok Bibës, sekretarit të Partisë së rrethit të Mirditës. 10 ditë më parë, më 7 gusht, ishte ekzekutuar nga “Komiteti i Maleve” Bardhok Biba, një përfaqësues i lartë politik i partisë së asaj kohe.

Reagimi i regjimit ishte i menjëhershëm por duhet theksuar se kundërveprimet ishin një hakmarrje më e madhe se sa ndaj Bibës por të nënshtruar masivisht popullsinë ndaj regjimit komunist. Kështu, është vërtetuar se nga të 14 pushkatuarit asnjë prej tyre nuk kishte lidhje me ngjarjen, por ata janë vrarë vetëm pse nuk përqafuan komunizmin.

Pas një gjyqi formal të dënuarit u ekzekutuan më 17 gusht 1949 në prani të rreth 3 mijë personave. Është interesant fakti që të gjitha ëkto veprime janë bërë nga ministri i Brendshëm i asaj kohe Mehmet Shehu.

Ne po botojmë sot dy shkresa që bëjnë fjalë për njoftimin për vrasjen e Bardhok Bibës por edhe të kërkesave të Shehut për të krijuar terror në të gjithë Mirditën. Mes tyre është ai sipas të cilit Shehu kërkon arrestime në 24 fshatra nga 33 që ka rrethi. Për nder të 14 viktimave disa vite më parë ne vendin e pushkatimit është vendosur një memorial. Ja cilët janë ata.

TË VRARËT E MASARKËS SË VALMIRIT

Preng Ded Kola, Orosh, varet në litar.
Pjetër D. Vila, Kaçinar, varet në litar.
Dodë Mark Biba, Kthellë Epër, varet në litar
Pjetër Paloka, Kaçinar, varet në litar
Nikollë Bardhok Bajraktari, Rrëshen, pushkatohet.
Llesh Gjon Mëlyshi, Malaj, pushkatohet.
Nikoll Llesh Bajraktari, Orosh, pushkatohet.
Ndrecë Mark Ndoj, Kaçinar, pushkatohet.
Bardhok Dodë Gjini, Prosek, pushkatohet.
Gjok Gjin Kaçi, Bukmirë, pushkatohet.
Gjergj Beleshi, Kthellë Epër, vritet për të vëllanë, Dodën.
Ndoc Gjet Çupi, Blinisht, pushkatohet.
Preng Shkurt Nikolli, Orosh, pushkatohet.
Frrok Mata, Kaçinar, pushkatohet.

Lexo edhe :  Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

/En.Br./Fjala.al

 

Të fundit

Asani dhe Berisha të bindur: Marrim 3 pikë ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren...

Gjendet i pajetë në brigjet spanjolle Miklovan Danaj

I raportuar i zhdukur nga familjarët që prej muajit maj, shkodrani Miklovan Danaj është gjetur i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Ka qenë...

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga e tij do të jetë...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Lajme të tjera

Web TV