Tirana përvijon formacionin anti-gjeorgjian, ka 3 risi nga trajneri Egbo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Toli, Doka dhe Najdovski, 3 risitë e trajnerit Egbo në duelin e Ligës së Kampioneve ne Dinamo e Tbilisit. E ka shfrytëzuar më së miri atë miqësore të zhvilluar të enjten me Pogradecin, për të krijuar një ide, sado të përafërt, për përballjen e vetme me Dinamon e Tbilisit dhe tanimë trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, ka përvijuar edhe ndryshimet e mundshme.

Në fakt, një hapësirë që duhet mbushur është ajo e Albi Dokës në krahun e djathtë të mbrojtjes, me futbollistin të larguar drejt Kroacisë. Vendin e tij duket se do ta marrë Ardit Toli, ndërsa një tjetër lëvizje e rëndësishme është futja e menjëhershme e Filip Najdosvkit në qendër të mbrojtjes bardheblu. Maqedonasi përcolli qetësi, për aq kohë sa luajti në miqësoren me liqenorët, ashtu sikundër ka bindur edhe këto ditë gjatë stërvitjes.

Një tjetër konfirmim është ai në majën e sulmit i talentit Ernest Muçi, i cili ishte autori i dy golave në fitoren 3-0 në miqësoren e mesjavës së shkuar dhe duket se do të jetë që nga minuta e parë ndaj gjeorgjianëve. Ai duket se e ka fituar balotazhin me Albion Avdijajn, i cili gjithashtu shënoi në atë miqësore dhe nuk përjashtohet mundësia të aktivizohet më vonë, nëse alternativa “Muçi” nuk funksionon.

Për sa i përket pjesës tjetër të lojtarëve të formacionit, luajnë në mbrojtje Vangjeli e Hoxhallari, në mesfushë Batha e Çelhaka. Pak më parë Torasa, ndërsa nga krahët Kale e Kobina plotësojnë shpejtësinë e ekipit. Shqetësimi i vetëm për Tiranën është Hoxhallari. Lojtari ka pasur një shqetësim të vogël gjatë fazës përgatitore, por tani është i gatshëm për fushën e lojës.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Kulla e Ali Hoxhës/ 200 vite histori, godina që sfidoi pushtuesit

Në fshatin Rrënzë të Malësisë së Krujës, mes gjelbërimit dhe rrugëve të ngushta, qëndron ende – ndonëse në gjendje të rrënuar – një kullë...

Spiropali, mesazh të ndjerë lamtumire Papa Françeskut: E ndrittë Drita e pambarueme!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazh lamtumire për Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Në...

Lajme të tjera

Web TV