“10 pyetje që kërkojnë përgjigje”, Roland Qafoku tregon ankthet që na presin në vjeshtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koha që po jetojmë është një nga më të vështirat, ku diskutohet për jetën, varfërinë, papunësinë por dhe përplasjet e forta politike. Lidhur me këtë situatë dhe se çfarë e pret vendin tonë në të ardhmen Drejtori i Përgjithshëm i Grupit Mediatik “Fjala”, gazetari e analisti Roland Qafoku, në një lidhje direkte me studion e Ditari në A2 tregoi problematikat që e presin vendin tonë në vjeshtë.

Fillimisht gazetari Qafoku ka folur për pandeminë e rrezikshme për të cilën u shpreh se vjeshta do jetë vendimtare pasi siç thekson ai të gjithë ekspertët nuk janë të qartë në reduktimin apo shtimin e pandemisë. Sipas tij Shqipëria ende nuk është e përgatitur se si do shkojë sistemi shëndetësor.

“Secili mund të bëjë një listë të vetën për këto por unë mendoj se 10 janë ato më kryesoret dhe i gjithë rruzulli rrotullohet rreth pandemisë. Vjeshta do jetë vendimtare për të gjitha këto që kam përcaktuar. Të gjithë ekspertët nuk ka një që të jetë i qartë dhe vjeshta do jetë vendimtare në reduktimin apo shtimin e pandemisë. Shqipëria ende nuk është e përgatitur. Si do shkojë sistemi shëndetësor shqiptar. Ne jemi dëshmitar të çdo dite se si Ministria e Shëndetësisë po jep të dhënat në kushtet e Shqipërisë.

Mjekët janë heronjtë e dyfishtë por a e përballon dot Shqipëria një rritje, një fluks të tillë, prandaj them dhe vjeshta do përcaktoj shumë në këtë drejtim sepse zgjerohen aktivitetet dhe me atë çfarë po shohim sistemi shëndetësor shqiptar është afër kolapsit. Të vetmin avantazh që kemi është popullsia e ulët dhe 3 milion vaksina është një lloj avantazhi, por mendoj se Shqipëria nuk do arrijë të jetë ndër vendet e para që do arrijë të sigurojë vaksinën. Ky është bast i madh për qeverinë. Nëse ata do arrijnë ta gjejnë shpejt por nëse vonohet do jetë një katastrofë për ne”, u shpreh Qafoku.

Më tej analisti Qafoku theksoi se , “Nuk është vetëm pjesa e pandemisë, por një çështje kryesore ne kemi mësimin sepse prindërit sot janë të shqetësuar pasi nuk kemi një datë për të filluar mësimin. Del ministrja dhe thotë nuk e di çfarë do bëhet, por nëse ti nuk punon me plane atëherë kjo është shqetësuese sepse ti nuk e di çfarë do bësh. Shumë shtete të tjera e kanë filluar sipas planit, ndërsa ne këtu nuk kemi fare një plan, nuk e di as një drejtor dhe as një dekan dhe ky është një faj i Ministrisë së Arsimit dhe kjo e fundit thotë që do e vendos Ministria e Shëndetësisë. Unë prisja që Ministria e Arsimit të thotë që kemi planin A nëse ndodh kështu dhe planin B nëse ndodh ashtu, por s’ka asnjë plan”.

Lexo edhe :  42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Një tjetër temë e prekur nga gazetari Roland Qafoklu është edhe tërmeti për të cilën thotë se ne kaluam dy ngjarje të paparashikueshme shumë të rënda ‘tërmeti dhe pandemia’ dhe këto janë bërë dy në një tashmë.

“Nuk dihet nëse dimri do i zërë brenda shtëpisë ata njerëz që janë në qiell të hapur, por më e rëndësishmja është ekonomia. Pasiguria ekonomike lidhet me qeverinë por dhe nuk lidhet sepse gjithë ingranazhet nuk lidhen me qeverinë por ne jemi të paqartë çfarë do ndodhë në vjeshtë se mund të kemi sërish mbyllje dhe nëse do kemi ekonomia do rrënohet, ekonomia është ajo që nuk të fal populli mund të falë por ekonomia nuk të fal”.

Ndërsa lidhur me SPAK drejtori i gazetës “Fjala” thekson se “është shpresa e fundit që ky shtet do bëhet ashtu siç e duam ne të bëhet. Unë jam nga ta njerëzit që vazhdojnë ende të jenë optimistë. Prokuroria nuk është lënë të punojë se është sulmuar nga politika, pa filluar mirë punën fillojmë e sulmojmë është e këtij apo atij.

Arben Kraja dhe gjithë prokurorët e tjerë aty kanë treguar gjithë jetën që janë të ndershëm. Si mund t’i themi që është i Edi Ramës, mund ta sulmosh me fakte por jo ashtu. Është gjë e mirë që opozita qëndron vigjilente për gjëra kardinale, çdo ditë denoncim, dendim, denoncim dhe tani ka marrë udhën BKH. Në vjeshtë do plotësohen dhe strukturat e tjera dhe në vjeshtë unë kam të dhëna se do fillojë vërtet goditja”.

Përsa i përket Bashkimit Europian ai shprehet se, “Nëse ne do ishim situatë normale kjo e 10 do ishte e para, por në këto momente shqiptarëve nuk iu intereson fare hapja e negociatave dhe kjo ka kaluar në plan të dytë. Këtu është i vetmi rast që nuk është vetëm faji i Qeverisë, por në radhë të parë i BE që e zvarriti e zvarriti dhe po të krahasojmë më kushtet që i kanë vënë për mua është racizëm, në se e krahasojmë me kushtet e Serbisë.

Ditën që BE bëri me Serbinë hapin e parë të negociatave në faqen zyrtarë të Qeverisë serbe shkruhej aleati kryesor i Serbisë është Rusia dhe ky po tregon se kërkon ta mbash Rusinë afër dhe jo Shqipërinë. Qeveria duhet të bëjë punë e vetë dhe jo se e kërkon BE-ja. Këtu është faji numër një i Bashkimit Evropian”/En.Br/Bl.Ba/Fjala.al/

Vera e re në fuçinë e vjetër/ Ethet e gushtit dhe vjeshta e ankthit, 10 pyetje që kërkojnë përgjigje

Të fundit

Fillestarët apo shoferët e vjetër: Kush i kryejnë shumicën e aksidenteve në Shqipëri?

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit. Sipas...

Braçe: Me lekët e censusit të bujqësisë të blihen bagëti, stanet janë bosh!

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar lidhje me censusin e bujqësisë, duke thënë se me këto para të blihen bagëti pasi “stanet janë bosh”. Teksa ka...

Beteja e Thermopileve/ Mbreti i Spartës i bën ballë ushtrisë prese, vetëm me 300 spartanë

viti 480 p.e.s. Në vitin 480 para erës sonë, Perandoria Persiane, nën udhëheqjen e Mbretit Kserksi I, ndërmori një fushatë masive për të pushtuar Greqinë....

Mbrojtja e hapësirave publike/ Kryeministri Rama prezanton ‘dritaren’ për denoncimet

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi dritaren më të re të raportimit sa i takon mbrojtjes së hapësirave publike. Prej...

Kredia për shtëpi nuk do merret lehtë, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Banka e Shqipërisë pret që kërkesa e qytetarëve për kredi hipotekore të bjerë. Politikat e reja për kreditimit dhe situata ne treg do te nikojne tek ulja e kerkeses. Të...

Lajme të tjera

Web TV