OBSH e shqetësuar: K*ronavirusi po përhapet shumë te të rinjtë, disa nuk shfaqin simptoma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është shprehur e shqetësuar në lidhje me përhapjen e koronavirusit nga të rinjtë. Sipas OBSH-së, njerëzit nën moshën 30 vjeç të cilët nuk janë të vetëdijshëm se janë infektuar, paraqesin një rrezik për grupet e cenueshme.

Zyrtarët e OBSH-së pohuan këtë muaj se është rritur përqindja e të rinjve në mesin e të infektuarve, duke kërcënuar grupe të cenueshme në të gjithë botën, përfshirë të moshuarit dhe të sëmurët në zona me popullsi të dendur e me kujdes të dobët shëndetësor, raporton nytimes.

“Epidemia po ndryshon,” tha drejtori rajonal i OBSH-së, Takeshi Kasai në një konferencë virtuale.

“Njerëzit e moshës 20, 30, 40 janë duke e përhapur gjithnjë e më shumë infeksionin. Shumë nuk janë në dijeni edhe se janë të infektuar”, tha Kasai duke shtuar se “Kjo rrit rrezikun e transmetimit te të prekurit”, transmeton Telegrafi.

Për shkak të rishpërndarjes së infeksionit, shumë vende kanë ri-vendosur masa shtrënguese pasi kompanitë kërkojnë të gjejnë një vaksinë për koronavirusin, vrau më shumë se 770 mijë njerëz dhe u infektuan afër 22 milionë.

Edhe pse janë vërejtur mutacione në virus, OBSH ende e konsideron atë “relativisht të qëndrueshëm”, tha Kasai.

OBSH gjithashtu u kujtoi prodhuesve të ilaçeve që të ndjekin të gjitha hapat e nevojshëm në kërkime dhe zhvillim kur krijojnë vaksina. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV