Tërmeti me magnitudë 6,6 ballë trondit Filipinet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tërmet me magnitudë 6,6 ka goditur Filipinet në orët e para të kësaj të marte.

Sipas Qendrës  Sizmologjike Evropiane Mesdhetare,  Tërmeti shënjestroi Detin Samar, në një thellësi prej 30 km (18.64 milje), tdhe epiqendra e tij ka qenë në ishujt e rajonit Samar.

Lëkundjet u ndjenë disa kilometra larg qytetit Katainganduke lënë pas dëme të shumta, dhe godina të rrëzuara. Deri tani, raportohet vetëm një i vdekur në qytetin me 50 000 banorë.

Fatkeqësisht nga tërmeti humbi jetën një person si dhe janë dëmtuar rrugë dhe ndërtesa duke përfshirë edhe një spital dhe një kompleks sportiv që është përdorur si një qendër e re karantine.

Agjensia e Sizmologjisë në Filipine pohoi se nuk ekziston rreziku i një tsunami por paralajmëroi për pasoja, bën me dije Global News.

Filipinet janë përballur me përplasje nga rreth 20 stuhi çdo vit, duke e bërë atë një nga vendet më të prirura për katastrofa në botë.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën për të shpëtuar njerëzit që kanë mbetur nën rrënoja.

Ru.Do/ Fjala

Të fundit

Dështimet e Kuvendit, avokati pret flokët në shenjë proteste

Avokati Arianit Koci ka prerë flokët para objektit të Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste për moskonstituimin e Kuvendit...

Deklarata nga Anglia: Rama ka pranuar të marrë të burgosurit shqiptarë

Nigel Farage ka deklaruar se Edi Rama ka rënë dakord të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë nga Britania. Lideri i partisë Reform UK...

Shabani flet për përplasjen me Lapajn/ Adriatiku u zotua që s’do e mbante mandatin

Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, ka folur në një intervistë për News24 rreth debatit të hapur me ish-aleatin Adriatik Lapaj, lidhur me mandatin...

Altin Dumani u përlesh fizikisht me gjyqtaren? Reagon GJKKO ndaj Berishës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Partisë Demokratike, sipas të...

IKMT “shkund” Llogaranë, ultimatum bizneseve: Çmontoni vetë objektet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar të hënën në zonën turistike të Llogarasë, ku ka filluar verifikimin e ndërtimeve pa leje. Inspektorët...

Lajme të tjera

Web TV