19 gusht 2015/ Himni i Ligës së Kampionëve për herë të parë në një stadium shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Enrik Braho 

Sot, 19 gusht 2020, Tirana zbret në fushën e blertë për të luajtur një duel për Ligen e Kampionëve pas shumë vitesh mungesë, por ndërkohë, po në 19 gusht, por pesë vite më parë, një tjetër ekip shqiptar bënte histori në këtë kompeticion.

Bëhet fjalë për 19 gushtin e vitit 2015, një ditë e nxehtë verë jo e zakonshme për shqiptarët. Në mbrëmje, në stadiumin “Elbasan Arena”, nën himnin e kompeticionit futbollistik më të madh në Evropë për klube, zinte vend një sfidë historike për ekipet shqiptare në kompeticionet evropiane. Skënderbeu i Korçës luante përballë Dinamos së Zagrebit për fazën play-off të Ligës së Kampionëve. Një sy rreth e rrotull stadiumit do të mendoje se luante Kombëtarja, por jo, luante Skënderbeu që kishte ngjallur krenarinë sportive të mbarë shqiptarëve dhe kishte mbushur Elbasan Arenën si kurrë më parë.

Për herë të parë u dëgjua himni i Ligës së Kampionëve në një stadium shqiptar, për herë të parë një ekip shqiptar merrte pjesë në fazën play-off të kompeticionit Uefa Champions League.

Pas fitimit të pesë sezoneve rresht të titullit kampion në Shqipëri, për ekipin juglindor, ndoshta kjo ishte surpriza më e bukur. Bardhekuqtë në atë sezon kishin në përbërje emra lojtarësh si Bledi Shkëmbi, Hamdi Salihi, Orges Shehi, Marko Radas, Bajram Jashanica, Kristi Vangjeli, Sabjen Lilaj, Liridon Latifi apo edhe emrin e një djaloshi shtatshkurtër me “turbo” në këmbë si Bernard Berisha.

Përballë kishin Mbretëreshën e Ballkanit në futboll, Dinamon e Zagrebit, një kundërshtar të fortë, një emër i njohur në arenën evropiane, i cili ishte pjesëmarrës i përvitshëm në grupet e Ligës së Kampionëve apo Ligës së Evropës.

Në minutën e 37’ të takimit gjyqtari akordoi një goditje dënimi pranë zonës së rreptësisë të ekipit kroat. Pran topit afrohet kapiteni Bledi Shkëmbi, i cili me të majtën e tij, e cila na ka dhuruar gjithmonë gola të mrekullueshëm, dërgon topin në rrjetë duke kaluar Skënderbeun në avantazh. Pas shënimit të golit, komentatori anglez brohoriste “The Hometown Boy” (“Djaloshi i Shtëpisë”). Por pavarësisht golit të realizuar nga Shkëmbi, korçarët nuk do t’ju rezistonin dot sulmeve të njëpasnjëshme të kroatëve të cilët do të arrinin të përmbysnin rezultatin me dy gola të Hillal Soudani në minutën e 66′ dhe të Josip Pivariç në fundin e takimit në minutën e 93′ duke e bërë dhe ndeshjen e kthimit me jo shumë histori.

Lexo edhe :  Tjetër aksident ajror në SHBA! Përplasen dy avionë në Arizona, konfirmohen dy viktima

Gjithsesi, Skënderbeu i Korçës kishte përmbushur misionin e tij, kishte shkruar historinë me gërma të arta. Arritja deri në fazën play-off të Ligës së Kampionëve i kishte siguruar grupet e Ligës së Evropës. Me “djalin e shtëpisë” në krye, bardhekuqtë ishin bërë jo vetëm klubi i parë shqiptar që kishte prerë një biletë në Ligën e Evropës, por kishin vendosur rekord edhe më gjerë territorialisht duke u bërë i pari klub nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova që merrte pjesë në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian. Një lloj primati mini-rajonal e motiv krenarie për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Malësisë.

Sot, bardhekuqtë e kanë të pamundur të marrin pjesë në kompeticionet evropiane për shkak të dënimit ekstrem të dhënë nga UEFA me dhjetë vite mospjesëmarrje ku “Ujqërit e Dëborës” kanë shlyer vetëm tre prej tyre. Edhe pse kanë humbur në të gjitha shkallët e drejtësisë, në Korçë nuk ka humbur ende shpresa dhe Skënderbeu vazhdon ende të jetë “gjallë” duke mos u shkrirë si ekip për t’u ndërtuar një i ri. Pas pesë vitesh, ende asnjë ekip nga kampionati shqiptar nuk ka shkuar më larg sesa ai në kompeticionet evropiane, për të thyer rekordin e tij./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Karnavalet e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Shkodra sonte me ngjyrat e festës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Karnavalet e Shkodrës. “Shkodra sonte me ngjyrat e festës”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar. Shkodra festoi mbrëmjen e...

Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, banoret përloten

Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në no0minim. Banorët vendosën se cilët prej personave në grupet e tyre...

Lajme të tjera

Web TV