A keni ëndërruar për një ‘klon’ robot që të bëjë punët tuaja, shkencëtarët e premtojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të keni një klon dixhital të bëjë punën tuaj, një firmë e teknologjisë në San Francisko mund të jetë në gjendje tu ndihmojë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Matt Dibble shpjegon se misioni i Fondacionit të Inteligjencës Artificiale është që të na ndihmojë secilin prej nesh, të krijojmë kopje tonë dixhitale. “Përshëndetje. Unë jam një version dixhital i Dr. Deepak Chopra.

Së shpejti mund të jem me ju kudo që të shkoni. Do të jem brenda telefonit tuaj, gati në çdo kohë për t’ju shërbyer”

Deepak Chopra, guru për mjekësinë alternative, arrin tek miliona njerëz me librat dhe paraqitjet në televizione. Por nuk mund ta thërasësh saktësisht mjekun kur ke nevojë për të.

“Deepaku Dixhital’ është një mjet i inteligjencës artificiale si Siri apo Aleksa por me më shumë personalitet. Ai është trajnuar nga vetë Deepak Chopra për të biseduar dhe për të dhënë këshilla ashtu siç do ti jepte ai.

E ndërtuar nga Fondacioni i Inteligjencës Artificiale, Deepaku Dixhital është një aplikacion pionier në atë që kompania shpreson të bëhet një botë e tërë e Inteligjencës Artificiale.

“Misioni ynë është të ndërtojmë një botë më të mirë duke i dhënë secilit prej nesh kopjen e vet të Inteligjencës Artificiale që funksionon ekskluzivisht për secilin prej nesh”, thotë Lars Buttler, drejtues ekzekutiv i Fondacionit AI:

E dëgjuat mirë. Një binjak dixhital për 7 miliardë banorët në botë.

“Ne nuk po kërkojmë të zëvendësojmë njerëzit me inteligjencën artificiale. Ne po kërkojmë tu japim mundësi atyre të kenë një zgjatim që mund të përmbushë qëllimet, misionin, idetë, kujtimet e tyre në kohë dhe në një botë më të madhe”, thotë Rob Meadows me Fondacionin AI:

Lexo edhe :  Berisha këmbëkryq me burrat e Bjeshkëve, rrëfen rininë mes Alpeve

“Inteligjenca Artificiale e kopjes suaj mund të shkojë dhe të zbulojë botën apo njerëz që ju vetë nuk keni kohë apo mundësi t’i ktheni përsëri pranë jush”, thotë Rob Meadows.

Në një samit të të rinjve, kompania demonstroi Inteligjencën Artificiale personale të krijuar për delegatët pjesëmarrës së konferencës që bënin biseda dhe mësonin nga njëri-tjetri.

“Jam GeumHyok Kim. Jam nga Koreja e Veriut dhe jam i vendosur të ndihmojë në përhapjen e demokracisë në vendin tim”

“Do të ishte turp nëse vetëm disa njerëz në botë do të përfundonin me Inteligjencë Artificiale personale më të fuqishme. Kjo është rruga në të cilën mund të jemi tani në botë dhe ne me të vërtetë po kërkojmë ta korrigjojmë atë”, thotë Rob Meadows.

Media sociale mund të ketë konkurrencë të fortë nga Inteligjenca Artificale Personale. Çfarë do të bënit ju profilin tuaj?/ voa/

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV