Me kalimin e viteve dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të teknologjisë fotografia ka evoluar shumë dhe sot pothuajse të gjithë janë të pajisur me një kamerë përmes të cilës mund t’i ‘ngrijnë’ momentet.
Por, fotografia i ka fillimet e saj tek shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në 1837, që më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si “dhuratë për botën”, më 19 gusht të vitit 1839, ndaj kjo ditë sot njihet si Dita Botërore e Fotografisë.
Në historinë e fotografisë shqiptare vlen të përmendet fototeka “Marubi” përfshinë fotografi të vjetra më shumë se 150 viteve që ruhen në Shkodër.
Ne mund të themi se Shqipëria është pothuajse në një nivel me botën për realizimin e fotografive pasi e para foto u realizua në vitin 1848.
Në ditën Botërore të Fotografisë, “Fjala.al” sjell për lexuesit e saj 20 fotografi nga vende të ndryshme të botës në kohë dhe periudha të ndryshme.
1.Në foton e parë shfaqet princi i Mirditës, Hamza Kazazi realizuar nga Pjetër Marubi në vitin 1848.
2.Amerikani mban në dorë armën tip kallashnikov dhe Mikhail Kalashnikov mban në dorë armën M-16.
3.Fotoja është realizuar nga Kel Marubi në vitin 1930, ku gra dhe vajza janë duke bërë plazh në Shëngjin.
4.Kjo foto interesante na servir punën e një gjyshe e cila mban në prehër nipin e saj duke i arnuar pantallonat të veshura.
5.Në këtë foto shfaqet Hitleri në një bunker vetëm dy përpara se të vriste veten.
6.Fotoja është realizuar në 1925 në New York, ku një polic ndalon trafikun e rënduar në rrugë, për t’i dhënë të drejtën një maceje që mbante kotelen e saj në gojë të kalonte në anën tjetër të rrugës.
7.Në 22 qershor 1941, momenti kur Stalini mësoi se ushtria naziste kishte nisur sulmin ndaj Bashkimit Sovjetik.
8.Foto e vitit 1945, ku një ushtar amerikan puth në buzë një infermiere të panjohur në rrugë, vetëm pak momente pasi mësoi lajmin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
9.Momenti nga shpërthimi i bombës bërthamore në Heroshima, nga i cili mbetët të vrarë mijëra viktima. Reja në formë kërpudhe do të ngrihej 18 km në lartësi, kur do të ndodhte impakti i Bombës Atomike ‘Fat Man’ mbi Nagasaki.
10.Pasi kaloi më shumë se pesë vjet në një kamp të Vietnamit të Veriut, koloneli Robert L. Stirm u ribashkua me familjen e tij në Travis AFB, 13 Mars 1973. “Burst of Joy” titullohet fotografia fituese e çmimit Pulitzer realizuar nga fotografi Slava “Sal” Veder.
11.Sulmet e 11 Shtatorit janë një seri sulmesh të koordinuara terroriste, të udhëhequra nga grupimi terrorist Al Kaeda, kundrejt Shteteve të Bashkuara më 11 Shtator 2001. Në foto shfaqet një person i cili zgjedh të hidhet nga një lartësi marramendëse me shpresën për t’i shpëtuar sulmit.
12.New York, pamja na servir ndarjen në dy pjesë të tij, ku gjysma është e mbuluar nga gjelbërimi dhe gjysma tjetër e mbushur me gradaçela të larta.
13.Njeriu i parë në Hënë, astronauti Neil Armstrong në 20 korrik 1969 i cili tha dhe fjalët e famshme se: “Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap i madh për njerëzimin”.
14.Vajza bionde çeçene Amina Ependieva, e cila është me një sy blu dhe tjetrin në ngjyrë kafe.
15.Një fëmijë sudanez në gjendje të rëndë i cili është duke vdekur nga uria dhe një korbë që qëndron pranë në pritje për ta ngrënë. Foto u real;vizua nga fotografi Cevin Carter i cili më pas vrau veten.
16.Foto e vitit 1989 në sheshin Twen në Pekin ku një student bëri aktin heroik duke i dalë përpara tankeve.
17.Rrugët e Tiranës gjatë viteve ’70, ku shfaqet një pankartë në të cilën skruhet: Lexoni veprat e shokut Mao Ce Dun. Ishte koha e miqësisë shqiptaro-kineze.
18.Foto e vitit 2015 ku në brigjet e Mesdheut një fëmijë sirianë doli në breg të detit i mbytur.
19.Mars 1999 ku në një në Shqipëria pas eksodit kosovar ku një fëmijë 2 vjeç i jepet nënës së tij.
20. Distancimi social në SHBA ka arritur kulmin ku një klient respekton në mënyrën më të çuditshme distancimin./Bl.Ba/fjala.al