Erdogan: Asnjë kërcënim nuk na pengon të eksplorojmë burimet natyrore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha të mërkurën se asnjë kërcënim nuk mund ta pengojë Turqinë të eksplorojë për burime natyrore në Mesdheun lindor, duke shtuar se Ankaraja shpreson që aktorët në rajon të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve.

Greqia dhe Qiproja janë në mosmarrëveshje me Turqinë lidhur me disa zona detare që mund të jenë të pasura me burime natyrore dhe mbi të cilat palët kanë pretendime.

Anijet turke për eksplorimin e naftës dhe gazit ndodhen aktualisht në zonat e pretenduara nga të treja vendet.

Të martën, Qiproja tha se ishte e gatshme të punonte me të gjitha vendet fqinje në përcaktimin e kufijve detarë.

“Turqia është e vendosur të kërkojë deri në fund të drejtat e saj në Mesdheun lindor,” tha zoti Erdogan në një fjalim në Ankara.

“Asnjë fuqi apo kërcënim kolonialist nuk mund ta pengojë vendin tonë të eksplorojë burimet e naftës dhe gazit natyror që besohet të jenë në rajon,” tha ai, duke shtuar se Ankaraja dëshiron ta zgjidhë mosmarrëveshjen përmes dialogut dhe diplomacisë, në vend të shkallëzimit të tensioneve./VOA

Të fundit

Ja cili është personaliteti më i favorizuar për më shumë jetëgjatësi

Sikur personaliteti juaj të ndikonte në shpresën për jetë?! Ky është konstatimi i një studimi shkencor të bërë së...

Gënjeu se kishte kancer, blogerja e njohur në telashe të mëdha me vendin e saj!

Dhjetë vite pasi influencuesja australiane, Belle Gibson, pranoi se kishte gënjyer për kancerin terminal të trurit duke pretenduar se ishte shëruar përmes një stili...

Makina e marrë me qira del nga rruga në aksin Rroskovec-Ura Vajgurore, pesë persona…

Një automjet i marrë me qira nga disa shtetas të huaj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të saj, mëngjesin...

Donald Trump zbulon se çfarë e irriton më shumë bashkëshorten e tij: Do të kem telashe

Donald Trump i tha një grupi studentësh se gruaja e tij Melania Trump mërzitet shumë kur ai imiton njerëz të caktuar. Presidenti amerikan foli...

Pse sulmohet biznesi ushqimor?

Nga Shpetim Luku Një deklaratë e kohëve të fundit nga një e ftuar në një televizion të rëndësishëm e përmblodhi, ndoshta në mënyrë të ekzagjeruar...

Lajme të tjera

Web TV