Kapitullimi në menaxhimin e pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga dr. Besnik Jakaj

Shifrat e të infektuarve sa vijnë e rriten, gjithashtu edhe mortalitetet nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bën vetëm statistika… çdo ditë numëron të infektuarit dhe të vdekurit dhe fajëson qytetarët, por nuk ka asnjë strategji dhe kapacitet për të menaxhuar situatën që po përkeqësohet nga dita në ditë. Nuk bëhet fjalë për sjellje profesionale e shkencore përballë këtij virusi vdekjeprurës, por është ulëritëse paaftësia menaxhuese, ka një çorganizim total dhe një kryeneçësi tipike e të paaftit pë të mos dëgjuar profesionistët dhe ata që dinë ta bëjnë këtë punë.

Me paaftësinë dhe kryeneçësinë e tyre po i shkaktojnë dëme të parekuperueshme vendit dhe qytetarëve, në humbje jetësh dhe pasoja të tjera që vijnë zinxhir – ekonomike, sociale, psikologjike etj. Për muaj me radhë kishte një kryeneçësi për të mos përfshirë në menaxhimin e pandemisë shërbimin parësor dhe mjekun e familjes, për të mos rritur numrin e testimeve, për të mos lejuar laboratorët e shërbimit privat në testime, për të mos përgatitur numrin e nevojshëm të shtretërve dhe personelit shëndetësor të trajnuar për t’u përballur në mënyrë profesionale me virusin.

Situata është totalisht jashtë kontrollit, njerëzit po trajtohen në shtëpitë e tyre me ndihmën e mjekëve të familjes dhe në mënyrë private me mjekët që njohin. Nuk kemi asnjë lloj protokolli të përcaktuar nga MSH-ja (Ministria e Shëndetësisë) dhe komiteti i ekspertëve, nuk është marrë asnjë masë nga MSH-ja për të pajisur me masa mbrojtëse profesionale mjekët e familjes dhe nuk është dhënë asnjë bonus financiar shtesë për këta mjekë. Qytetarët që përkeqësohen shkojnë me ndihmën e familjarëve në spitalet Covid, aty hospitalizohen dhe trajtohen në mënyrë eksperimentale.

Familjarët lihen pa asnjë lloj informacioni shëndetësor të përditësuar për të dashurit e tyre, kryesisht presin lajmet në media, me ankthin se kush vdiq sot dhe a është njeriu ynë i dashur apo jo… nëse nuk vdiq sot, çfarë po ndodh me të, a është rënduar, si po trajtohet, çfarë mjekimi po merr, a po ushqehet, a është në oksigjen, a është i intubuar?!?

Lexo edhe :  Në zonat rurale jetohet më mirë se në qytete!

Kjo është kriminale nga pikëpamja humane, është si t’i vrasësh njerëzit përpara se virusi t’i vrasë ata… Ky është një abuzim shumë i rëndë me detyrën dhe profesionin, kjo ka bërë që qytetarët ta humbin totalisht besimin tek institucionet shëndetësore dhe te mjekët. Kjo do të ketë pasoja të parekuperueshme për vendin tonë.

Për të gjitha këto e shumë e shumë të tjera që nuk renditen dot në një shkrim të vetëm, ne jemi vendi me menaxhimin më të dobët të kësaj pandemie. Vendi ynë ka kapacitete profesionale, spitalore e financiare për ta menaxhuar dhe përballuar shumë e shumë herë më mirë këtë të keqe të madhe të përbashkët, por mungon totalisht vullneti i qeverisë sonë. Qeveria duhet të organizohet në menaxhim, të dëgjojë profesionistët, të vërë në dispozicion burimet financiare për të përballuar këtë situatë me sa më pak humbje jetësh dhe pasoja të tjera ekonomike dhe sociale.

Unë, që prej mesit të marsit, kam propozuar skema konkrete për organizimin e të gjithë sistemit shëndetësor për t’u përballur me pandeminë, me disa kosto shtesë që janë të papërfillshme në këtë situatë krahasuar me benefitin që japin. Por të gjitha kanë rënë në vesh të shurdhër, disa janë implementuar me vonesë në mënyrë të pjesshme, thjesht dhe vetëm nga kompleksi i të paaftit dhe mungesa e vullnetit.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Dominon Koreja e Jugut/ Tregu shqiptar “ngopet” nga importi, bie numri i makinave

Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja...

Fringe i Edinburgh-ut me familjen: pesë shfaqje për fëmijë

Një krijesë e çuditshme në formë tubi që lëviz me jetë, zogj mahnitës për foshnjat dhe një interpretim plot gëzim i Uliksit së James...

Përmbytjet godasin Japoninë, mbi 3 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë

Autoritetet japoneze u bënë thirrje të hënën miliona njerëzve të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa shirat  e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke...

Video/ Karkaleci i afrohet te qafa, Jennifer Lopez bëhet virale në rrjet me reagimin!

Një moment i papritur gjatë koncertit të Jennifer Lopez në Almaty tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe u bë mjaft virale në rrjet. Ndërsa...

Fotot e projektit, si do të jetë Akademia e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë foto të projektit për Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai thotë se ky projekt vjen...

Lajme të tjera

Web TV