Mbyllen gjysmëfinalet, Paris SG-Bajern Mynih, finalja e Ligës së Kampioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bavarezët mposhtën 3-0 Lionin në gjysmëfinalen e dytë, të luajtur të mërkurën. Liga e Kampioneve ka luajtur të mërkurën sonte aktin e dytë gjysmëfinaleve, duke përcaktuar edhe finalisten tjetër që do të përballet me Paris SG-në për trofeun më prestigjioz të klubeve të kontinentit. Dhe pas asaj fitoreje historike, 8-2, të korrur në gjysmëfinale përballë Barcelonës, ishte menduar se Bajerni i Mynihut do ta shpartallonte Lionin.
Por nuk ka ndodhur kështu, edhe pse gjigandja bavareze ka arritur të realizojë dy herë brenda 33 minutave të para. Ndonëse Lioni e ka nisur mirë takimin, ka qenë Serzh Gnabri ai që ka thyer qëndresën e francezëve me një goditje në kufijtë e zonës në minutën e 18-të. Gjermanët do të mbeten në sulm dhe do të gjejnë edhe një gol të dytë, 15 minuta më pas, me të njëjtin autor.
Përtej përpjekjeve të Bajernit, Lioni do të mbahet dhe pjesa e parë do të mbyllet kështu me epërsinë e dyfishtë të gjermanëve. Pjesa e dytë, ndonëse ka qenë e luftuar dhe me raste të shumta për shënim, ka sjellë një gol vetëm dy minuta para fundit të kohës së rregullt, me anë të të zakonshmit Levandovski. Mbyllet kështu me fitoren 3-0 të Bajernit të Mynihut kjo gjysmëfinale përballë Lionit dhe gjithçka tanimë është gati për duelin franko-gjerman për kurorën evropiane.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV