Parashikimi i frikshëm, kur do t’i vijë fundi universit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shkencëtar ka llogaritur se universit do t’i vijë fundi. Studimi, i botuar në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”, vë në dukje se diku gjatë “tre trilionë viteve të ardhshme”, kur universi ka vdekur, yjet do të vazhdojnë të shpërthejnë, jo me një zhurmë gjigante, por shumë, shumë ngadalë.

“Ai [universi] do të jetë një vend i trishtuar, i vetmuar, i ftohtë”, tha autori kryesor i studimit, fizikani teorik Matt Caplan, në një deklaratë.

“Dhe ajo është e njohur si ‘vdekja e nxehtësisë’, ku universi do të ketë kryesisht vrima të zeza dhe yje të djegura”.

Në hulumtim, Caplan flet për shpërthime të mundshme yjore dhe zbuloi se ‘xhuxhët e bardhë’ do të shpërthejnë në një supernovë në të ardhmen.

Ndërsa bëhen më të dendura, këto yje do të bëhen yje ‘xhuxhë të zinj’, të afta për të prodhuar hekur në bërthamat e tyre.

“Yjet më pak se rreth 10 herë masa e diellit nuk kanë gravitetin ose dendësinë për të prodhuar hekur në bërthamat e tyre ashtu si bëjnë yjet masivë, kështu që ata nuk mund të shpërthejnë në një supernova tani”, shpjegoi Caplan, shkruan ‘Telegrafi’

Meqenëse hekuri nuk mund të digjet, ai do të grumbullohet, i ngjashëm me një helm dhe do të shkaktojë shembjen e yllit dhe do të bëhet një supernova.

Megjithatë, të gjitha yjet që kthehen në ‘xhuxh të zi’ nuk do të shpërthejnë, vetëm ato që janë midis 1.2 dhe 1.4 herë më shumë se masa e diellit, ose afërsisht një për qind e të gjitha yjeve që ekzistojnë aktualisht, theksoi Caplan./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV