VIDEO/ “Si lopa bajgën”, plehrat mbulojnë rrugën nga Fierza drejt liqenit të Komanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është e hera e parë që probleme të tilla hasen shpesh në rrugët tona nëpër qytet por edhe më gjerë. Po flasim për mbeturinat e hedhura vend e pavend nga vetë ne njerëzit duke mos pasur respekt për veten dhe vendin tonë.

Të tillë problem i cili është një turp, ka ngritur edhe gazetari Osman Stafa i cili tregon me anë të videove ndotjen përgjatë rrugës nga Fierza drejt liqenit te Komanit, ku për kilometra të tëra shfaqen pellgje me mbeturina nga më të ndryshmet.

Postimi i plotë

A ka me turp?

Nuk e di, por duhet një nismë e fortë për ndërgjegjësimin e shqiptarëve, në mënyrë që të mos ndosin më, çfarë t’u dalë përpara. Videot e mëposhtme i kam bërë gjatë rrugës nga Fierza drejt liqenit të Komanit. Për kilometra të tera, shikoje pellgje me mbeturina nga më të ndryshmet. Po sa e shëmtuar që dukej pamja piktoreske dhe e magjishme që të jep kjo rrugë, që të çon drejt Valbonës së bukur, apo edhe drejt Lumit të Shalës.

Shumë e shëmtuar, papërgjegjshmëri totale. Mos respekt ndaj vetes, ndaj vendit, e bukurive të shumta që kemi. Çuditeshin të huajt në traget, kur shikonin këtë tmerr. Çuditeshin dhe shihnin me habi, se çfarë i kemi shkaktuar natyrës së bukur shqiptare.

Nuk e kisha parë në këtë gjendje situatën edhe gjatë rrugës për në Liqenin e Shalës. Njëra nga vidoet i takon asaj rruge. Tailanda shqiptare, siç cilësohet, është mbushur me lloj-lloj mbeturine. Sa turp.

Mendoj se edhe në shkolla duhet një orë në javë, veç për edukimin e të rinjve që të mos ndosin vendin e tyre, dhe atë që konsumojnë ta çojnë tek koshi, e jo ta lënë, si lopa bajgën.

Lexo edhe :  Kokalari: Nuk e di pse u mbyll News 24, por më habit që e quani ‘media e lirë’

Nuk e di se me ç’mendje këta njerëz hedhin mbeturinat në këtë formë, por nuk ka Europë, nuk ka demokraci, nuk ka respektim të të drejtave tona, nëse nuk mësojmë të mbajmë Shqipërinë tonë pastër./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/ostafa/videos/3315315128529436/?t=1

https://www.facebook.com/ostafa/videos/3315316681862614/?t=77

https://www.facebook.com/ostafa/videos/3315319378529011/?t=0

Të fundit

Ronaldo i propozon Georginës për martesë, unaza miliona dollarëshe bën xhiron e botës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë zyrtarisht të fejuar! Pas një lidhjeje që ka zgjatur mbi 7 vite, superylli...

Rama kështu, Sala ashtu, SPAK-u kështu…

Nga Ardian Vehbiu Ca miq të mitë në FB i shoh që postojnë vetëm për politikë. Më duket çudi që politika zë në jetën e...

Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha...

Mësoni kur dhe si të shihni shiun e meteorëve Perseid, fenomeni i vitit

Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA thotë se njerëzit mund ta...

Greqia në alarm, ishujt më të njohur përfshihen nga zjarret

Zjarri që shpërtheu në orët e para të mëngjesit në Kefalonia është tani nën kontroll, sipas presidentit të Komunitetit të Faraklatës, Evangelos Marinakis, i...

Lajme të tjera

Web TV