Homazh/ Rama përkujton Pandeli Cale: Firmëtar i pavarësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot Pandeli Cale, firmëtar i Pavarësisë, duke theksuar se gjithë jeta e tij u dallua për nga shqiptaria, oborrësia dhe burrëria.

“Pandeli Cale ndërroi jetë në një spital të Selanikut më 1923, në muajin më të nxehtë të atij viti. E nxehtë pati qenë mikroklima e gjithë jetës së tij, e cila mes furtunave dhe rrebesheve të historisë shqiptare, u dallua për nga shqiptaria, oborrësia dhe burrëria. I kish marrë që në familje këto virtute zoti Pandeli, në një shtëpi shumë të vjetër e nga më të dëgjuarat e Korçës. I kish sprovuar më pas, përmes shkollimit të spikatur në Misir e falë udhëtimeve ndriçuese nëpër siujdhesat e botës mesdhetare”, – theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “Cale ishte i kalitur në gjuhë të huaja e i stolisur me çka i duhej një zotërie për të shkëlqyer në kryeqytetet e Orientit e të Oksidentit. Kjo fotografi e papublikuar më parë e dëshmon këtë bukur mirë më duket”.

Megjithatë, vijon Rama, në vend të rehatllëkut mes librave e pasurive, Pandeli Cale, që do të kishte jetuar fare pa kokëçarje falë çifligjeve të trashëguara, zgjodhi të regjej e të sprovohej në shërbim të vëllezërve të tij shqiptarë.

“I ri ndërroi jetë, por edhe fare më i ri ndërroi frakun allafrënga me fustanellën dhe gunën e komitit. Me nj’anë shkrepte martinën në male me Mihal Gramenon e Themistokli Germenjin, Llambi Bimblin, Sali Butkën e Ferit Frashërin, m’anën tjetër mprehte në kallamar penën, me të cilën u hartuan memorandumet e krerëve shqiptarë për t’ia dalë ëndrrës së mëmëdheut të mosvarur. Bukureshti e Korça bashkë e dërguan delegat në Kongresin e Vlorës të 28 Nëntorit 1912, për të firmosur Pavarësinë. Myslimanë e të krishterë, gegë e toskë i dhanë pëlqimin si ministër, në të parën qeveri të mosvarme shqiptare. I mprehtë në mendime, njerëzor, por kryelartë që nuk e negocionte lartësinë e zotnillëkut të vet, thonë se bëri plot miq po jo pak armiq, e kësisoj provoi edhe kolltukun e zyrës ministrore edhe akullsinë e qelisë së burgut”, nënvizoi Rama.

Lexo edhe :  2012/ Julian Assange kërkon azil në ambasadën e Ekuadorit në Londër

Kreu i qeverisë tha se “parlamentar në kuptimin më të lartë të fjalës dhe mundimtar në kuptimin më të plotë të patriotit, ai e përfaqësoi Korçën dhe Shqipërinë si politikan i shquar dhe njeri i përkushtuar. Vlera e tij doli e plotë në pah gjatë viteve sfilitëse të Luftës së përbotshme dhe Konferencës së Paqes, e sidomos, kur bashkë me Fan Nolin, Hilë Mosin, Dr. Adamidi-Frashërin, ia dolën të anëtarësojnë Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, në dhjetor 1920”.

“Pasi vdiq në dhe të huaj nga një sëmundje e pashërueshme, të gjithë shqiptarët, e jo vetëm ata të Korçës, e deshën pranë. Ia sollën eshtrat e ia ormisën pak kohë pasi ndërroi jetë, në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes. Dedikimi i përmortshëm që Hilë Mosi mbajti me solemnitet të madh në momentin e lamtumirës për këtë personalitet, e dalloi më së miri vendin që i kish bërë vetes, në zemrën dhe kujtesën e mbarë patriotëve, i ndjeri Pandeli Cale”, përfundon Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Bota në ankth”/ Çfarë ndodh nëse Trump vendos të sulmojë Iranin?

Nëse presidenti Trump vendos të dërgojë bombardues amerikanë për të ndihmuar Izraelin në shkatërrimin e impianteve bërthamore në Iran,...

Egli Tako “thyen” heshtjen për raportin me Gjestin, si është marrëdhënia e tyre sot?

Pas aventurës në Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj dhe nuk është vetëm. E...

Filmi “Elio”, udhërrëfyesi galaktik i Pixar-it, plot humor dhe ndjeshmëri

Rikthime në stilin e Spielberg-ut dhe një alien i zjarrtë e i orientuar nga marrëveshjet janë mes elementëve të njohur në animacionin më të...

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç nuk mban krah: I kemi miq të dy

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se mendon që Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke u përgatitur për një sulm ndaj Iranit. “Shpresoj...

Izrael-Iran/ Ish-kreu i Inteligjencës: Kam frikë nga një luftë e gjatë

Sipas sondazheve të fundit dhe editorialeve të gazetave kryesore, gjithçka po shkon shumë mirë në Izrael. Fushata kundër Iranit po i pret kokën udhëheqësve...

Lajme të tjera

Web TV