E lidhën, dhunuan dhe më pas grabitën, e moshuara tregon momentet e tmerrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë lidhur me grabitjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një e moshuar u dhunua dhe u lidh, para se ti merreshin paratë.

Ngjarja e rëndë u shënua në Pukë, në fshatin Kishagji, ku viktima është 70-vjeçarja Mrikë Ndoja.

E moshuara duke folur për mediat ka treguar momentet e tmerrit, kur dy persona të maskuar i hynë në shtëpi. Ndoja tregon se grabitësit i kërkuan paratë dhe nisën ta godisnin me shkelma.

“Më hodhën përtokë. Më thanë ku ke paratë. Më rrahën, njërin krah e kam me dëmtime. Më morën me shkelma. Nuk e di sa ishte ora. Zoti më ka zgjidhur. Nuk e di, me dhimbje jam zgjidhur. Nuk i njoh autorët. Çfarë të them…. Të gjejnë autorët”, është shprehur e moshuara.

70-vjeçarja thotë se nuk ka burrë dhe fëmijë dhe se pas asaj që ka ndodhur ka frikë të jetojë në shtëpi. Grabitësit e të moshuarës, i morën Ndojës, rreth 1 milionë lekë të vjetra./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiçit në...

Lajme të tjera

Web TV