Flet eksperti i shëndetit/ Shtatë pyetje që kërkojnë përgjigje për hapjen e shkollave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me hyrjen e shtatorit nxënësit e arsimit parauniversitar në vend pritet të nisin mësimin fizikisht në klasa. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, tregon se si është proceduar deri më tani lidhur me sigurinë që mund të ofrohet në shkolla për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe masat që duhen marrë përpara se nxënësit të rikthehen në shkollë.

Nga Ina Allkanjari

Pas vendimit të marrë nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë lidhur me hapjen e shkollave dhe fillimin e mësimit në klasa, me hyrjen e shtatorit, eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, në një intervistë për gazetën “Fjala”, tregon se një vendim i tillë është i nevojshëm. Eksperti parashtron masat që duhen marrë në instancat përkatëse, në mënyrë që mësimëdhënia të jetë e sigurt dhe të parandalohet përhapja e COVID-19. Sipas tij, përpara se të merrej një vendim i tillë, duhet të ngrihej një grup punë permanent, me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, të ketë psikolog zhvillimor për fëmijët, të ketë sociolog, të gjitha këto specialitete që kanë mundësi të kontribuojnë në këtë çështje dhe të analizohen të gjitha evidencat që disponohen sot në botë. Më tej, në varësi të evidencave, të merrej edhe vendimi. Eksperti thekson se ky nuk është një vendim që mund të merret i nxituar, dhe nuk mund të merret nga një person, por është një vendim që duhet peshuar mirë, dhe duhet marrë bazuar mbi evidenca. Më tej Dasho tregon se si duhet të veprojmë, nëse evidentohen raste pozitive me COVID-19 në ambientet e shkollave.

Dy ditë më parë, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lajmëruan hapjen e shkollave në shtator. Si e shihni ju, si ekspert i Shëndetit Publik, këtë vendim?

Lidhur me hapjen e shkollave, ka pasur disa qëndrime. Fillimisht, siç dihet, shkollat u mbyllën në kuadër të masave të karantinës në të gjitha vendet. Mirëpo evidencat gradualisht treguan se fëmijët nuk preken nga Covid-i, por dyshimet kanë qenë se fëmijët mund të ishin transmetues të sëmundjes dhe mund të prekeshin familjarë, nga fëmijët që mund të infektoheshin duke qëndruar pranë njëri-tjetrit në shkollë. Kjo sepse dihet që shkolla është një mjedis i mbyllur dhe, duke qëndruar për një kohë të gjatë aty, mendohej se fëmijët mund të infektonin njëri-tjetrin.

Evidencat më vonë treguan se fëmijët kishin një ngarkesë virale të ulët dhe mund të ishin pak ose aspak përgjegjës për transmetimin e SarsCov2. Fatkeqësisht, siç ka ndodhur shpesh në temat lidhur me Covid-in, edhe këtu studime të ndryshme kanë arritur përfundime të ndryshme, dhe kundërthëniet kanë qenë të shumta. Mbi gjetjet e fundit shkencore, ende nuk kam parë të ketë një konsensus përfundimtar lidhur me këtë çështje.

Cili është rekomandimi juaj lidhur me këtë çështje?

Ajo që unë rekomandoj dhe kam rekomanduar gjithmonë, për shkak të sensitivitetit që ka çështja, është që të ngrihet një grup punë permanent, ku të ketë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, të ketë psikolog zhvillimor për fëmijët, të ketë sociolog, të gjitha këto specialitete që kanë mundësi të kontribuojnë në këtë çështje dhe të analizojnë të gjitha evidencat që disponohen sot në botë. Më tej, në varësi të evidencave, të merret edhe vendimi.

Ky nuk është një vendim që mund të merret i nxituar, nuk mund të merret nga një person. Është një vendim që duhet peshuar mirë, dhe duhet marrë bazuar mbi evidenca.

Mendoni se janë marrë masat e duhura nga institucionet përkatëse për hapjen e shkollave, përkundrejt një sigurie të ofruar në këtë situatë pandemie?

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon kujdes të veçantë për hapjen e shkollave, në ato vende ku ka transmetim komunitar. Shqipëria tashmë klasifikohet ndër vendet me transmetim komunitar. Të gjitha këto elemente duhet të analizohen, dhe vetëm atëherë, pasi të kemi një analizë të evidencave, të mundësive që kanë shkollat për t’u hapur në mënyrë të sigurt, ruajtja e distancës, mbajtja e maskës, masat e higjienës, siç është larja e vazhdueshme e duarve. Pra, kur të analizohen të gjitha këto masa, atëherë merret një vendim se si duhet të procedohet për hapjen e shkollave ose jo. Një tjetër element i rëndësishëm është që shkolla duhet të jetë gjithmonë e përgatitur qoftë për mësimin online, qoftë për mësimin mikst. Pra, një pjesë e mësimit zhvillohet në klasë dhe një pjesë tjetër online. Kjo kërkon që të mos i lihet më improvizimit të mësuesve apo shkollave të veçanta, por të ketë ato që quhen programe të menaxhimit të mësimdhënies në distancë, të cilat duhet të jenë të unifikuara për të gjithë vendin. Kjo kërkon natyrisht angazhim edhe të kompanive që kanë përvojë në krijimin e këtyre sistemeve, kërkon trajnimin e mësuesve, kërkon një bashkëpunim me prindërit, kërkon që t’u garantohet familjeve qasja në internet, pra kërkon një parapërgatitje edhe në këtë pikëpamje.

Lexo edhe :  Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Cilat janë disa nga kriteret që duhet të kemi parasysh, në mënyrë që shkollat të mos kthehen në vatra infektimi?

Për ta përfunduar, unë do të thosha se duhet të kemi parasysh dy elemente. Elementi i parë është që shkolla duhet të jetë e disponueshme për mësim, por në mënyrë të sigurt, dhe kjo kërkon analizën e evidencave, analizën e gjendjes së situatës epidemiologjike dhe marrjen e një vendimi të bazuar pikërisht mbi informacion dhe mbi evidencat. Nga ana tjetër, kërkon që gjithmonë të jemi të përgatitur për të kaluar nga mësimi në klasa, në mësimin online ose mikst, dhe kjo kërkon një sistem për menaxhimin e mësimdhënies në distancë. Përgjithësisht mendimi im është pozitiv, pro hapjes së shkollave, sepse ka një rol shumë të rëndësishëm për edukimin, për anën sociale, të shëndetit mendor të nxënësve dhe mbajtja e tyre mbyllur, nëse nuk ka evidenca të forta dhe të besueshme, pra që rekomandojnë apo sugjerojnë diçka të tillë, nuk është diçka e mirë. Pra, në parim ne duhet të jemi për hapjen e shkollave dhe për fillimin e mësimdhënies sa më parë, por duhet të kemi gjithmonë parasysh evidencat, që, nëse në një moment të caktuar, një evidencë tregon të kundërtën, duhet të jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur nëpërmjet masave që përmendëm edhe më lart.

Si mendoni se do të veprohet, nëse evidentohen raste pozitive me Covid, në ambientet e shkollave?

Një element tjetër i rëndësishëm është edhe mbikëqyrja epidemiologjike, përsa i takon evidentimit të rasteve të mundshme Covid. Pra, nëse një shkollë ka një rast të dyshuar Covid, nuk mund t’ia lësh situatën pasivitetit. Pra, nuk mund të kemi situata si ato që dëgjojmë në komunitet, ku persona të dyshuar si të prekur nga Covid-i, detyrohen të presin për ditë të tëra, për të kryer testet. Pra, nëse në një shkollë, evidentohet qoftë edhe një mësues, qoftë një nxënës, i prekur me SarsCov2, duhet një reagim i menjëhershëm për të testuar, sipas protokolleve të cilat duhet të jenë të gatshme dhe ekzistuese, dhe në varësi të këtyre protokolleve të bëhet edhe regimi. P.sh., para disa ditësh lexova se në Mbretërinë Bashkuar, nëse dyshohet, ose nëse ka një prezencë të Covid-it në një shkollë, ka procedura testimi që mund të përfshijnë edhe të gjithë personelin, qoftë mësimdhënësit, qoftë nxënësit. Pra, këto evidenca nga bota duhen analizuar e duhen përshtatur edhe për kushtet e Shqipërisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV