Velipojë/ Hyri me adoleshenten në det, e la të mbytur dhe doli në breg, del autopsia e vajzës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mbytja e 17-vjeçares Enisa Doda në Velipojë. Zhdukja e motorit të  ujit me të cilin po bënin xhiro në det dhe dëshmia e 25-vjeçarit Indrit Bajraktarit kanë ngritur dyshimet se ngjarja në Velipojë nuk ka qenë aksidentale.

Motori i ujit nuk është gjetur, policia ka arritur të sekuestrojë vetëm çelësin. Ndërkohë, 25-vjeçari i pyetur nga pronarët e motorit të ujit se ku është vajza, ai ka dhënë një dëshmi të rremë duke thënë se “vajzën e ka marrë xhaxhai i saj”.

Mësohet se të rinjtë ishin njohur së bashku në rrjetet sociale dhe ishin thjeshtë shokë dhe dolën një xhiro në det.

Ndërsa burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se ka dalë edhe autopsia e vajzës së vdekur, dhe është konstatuar se nuk ka shenja dhune në trup, por vetëm disa të nxira nga përplasja e saj në ujë pas rrëzimit nga motori i ujit.

Policia thotë se vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 25-vjeçari ndodhet në qeli i akuzuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Është e paqartë përse policia ka vënë si akuzë kryesore ndaj të riut, atë të shkaktimit të vetëvrasjes./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV