Piktura më e madhe në botë e krijuar gjatë kohës së karantinës/ Foto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I njohur për stilin e realizmit magjik të veprave, Jafri  e ka quajtur veprën “Rrugëtimi i Njerëzimit” dhe është e kompozuar pjesërisht me qindra vepra që fëmijë nga e gjithë bota i kanë dërguar online.

Me përmasat sa 4 fusha basketbolli, i mbyllur në karantinën prej 4 mujve në Dubai, artist i talentuar dhe me kohë të mjaftueshme për krijimtarinë e tij, e ka gjetur veten të frymëzuar për diçka tërësisht të veçantë në këtë kohë pandemie. Ai ka prezantuar kështu  pikturën më të madhe me kanavacë të krijuar ndonjëherë.

Britaniku 43-vjeçar Sacha Jafri, që ka studiuar në disa prej shkollave më prestigjioze britanike, si ajo e Eton, vendosi në bashkëpunim me autoritetet e vendit arab të merrte peng sallën e ballos të hotelit ku rrinte, Atlantis The Palm, duke krijuar një vepër komplekse që në përfundim do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 2 mijë metra katrorë, sa 4 fusha basketbolli.

“I kërkova fëmijëve të dërgonin vepra që tregonin sesi ndiheshin në këto momente karantine dhe pandemie. Për të rriturit është mjaftueshëm e vështirë, mendoni për një fëmijë 4-vjeçar”, thotë Jafri, i cili mendon të përfundojë veprën në rreth 6 muaj, ku 4 kanë kaluar tashmë .

Vepra do të ngrihet vertikalisht dhe do të projektohet në qiellgërvishtësin më të lartë në botë, Burj Khalifa, dhe më pas do të ndahet në 60 panele më të vogla për t’u shitur në ankand.

“Mendoj se do të ketë koleksionistë të mëdhenj që mund të paguajnë edhe 4 milionë dollarë për çdo panel”, ka thënë artisti, i cili mendon të mbledhë rreth 30 milionë dollarë nga e gjithë vepra.

Paratë do të shkojnë në bamirësi, pikërisht për fëmijët në nevojë, një projekt ky i mbështetur nga UNESCO dhe yje të showbizit si këngëtarja me famë botërore  me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Eva Longoria. Ru.Do/ Fjala

Lexo edhe :  Shqiptarët, ndër popujt që bëjnë dush më pak se europianët. Ja renditja

Të fundit

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet pylli i Sodës

Një automjet është shkrumbuar pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik...

Mbytja e 4-vjeçares shqiptare në pishinë/ Pranga babait dhe gjyshit të vogëlushes

“I gjithë ishulli është i tronditur, ne qëndrojmë pranë familjes në këto orë tragjike. Çfarë mund të thuhet në këto raste”, thonë banorët e...

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së Pentagonit, disa javë pas reagimit...

Rama ndan pamjet/ Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ura e Dragotit, të cilën e vlerëson si një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa. Gjithashtu nënvizon se është...

Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa festoi dje 30-vjetorin e datëlindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me miqtë dhe partnerin e saj...

Lajme të tjera

Web TV