Sevilja, “mbretëresha” e padiskutueshme e Ligës së Evropës, fiton të 6-tën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka luajtur të premten në mbrëmje aktin e fundit të edicionit të saj të 49-të, duke kurorëzuar si fituese të saj, për herë të 6-të në histori, Seviljen, e cila mposhti në finale Interin, me rezultatin 3-2. Në fakt, kjo finale pati dy tablo të ndryshme në dy pjesët e lojës, teksa në 45 minutat e para loja ishte e vrullshme dhe prodhoi plot 4 gola, nga dy për secilën skuadër.
Italianët kaluan të parë në epërsi, por spanjollët barazuan dhe përmbysën gjithçka, por Interi rigjeti barazinë në shifra. Romelu Lukaku gjeti rrugën e rrjetës për zikaltërit, pas vetëm 5 minutash lojë, por gëzimi i italianëve zgjat vetëm 7 minuta, pasi Luk de Jong barazoi gjithçka. Është i njëjti lojtar që ka gjetur rrugën e rrjetës sërish për iberikët, duke përmbysur kështu në gjithçka në favor të Seviljes në minutën e 33-të.
Tri minuta më pas, italianët godasin me anë të Diego Godinit, i cili shënon një gol me kokë dhe në barazim 2-2 do të mbyllen 45 minutat e para. Ato të dytat do të jenë më të shterpëta, përkundër pritshmërive, edhe për arsye të lodhjes fizike, por edhe për arsye se skuadrat nisën të tkurren mbase duke kuptuar edhe koston që mund të kishin gabimet e mundshme.
Dhe nga një gabim i tillë ka ardhur edhe goli i 3-të i Seviljes, që do të rezultojë vendimtar sa i përket fatit të kësaj ndeshjeje. Diego Karlos do të ekzekutojë një rroveshiatë të bukur brenda zone dhe topi i tij devijohet në rrjetë nga Lukaku, i cili po përpiqej ta largonte atë. Interi është i pafuqishëm për të reaguar dhe, përtej 16 minutave të kohës së rregullt dhe 6 minutave shtesë, Sevilja fiton me shifrat 3-2.

Lexo edhe :  Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Nëna e Martin Canit përlot me reagimin/ Erald bir, të qaj sot si për tim bir

Pas ngjarjes tragjike në fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar, Erald Xhejo, humbi jetën, ka reaguar nëna e...

Shqiptarët “lamtumirë” Anglisë!/ Zbulohet sa viza u aprovuan në 2024

Prej vitit 1998 Britania e Madhe u kthye në "Eldoradon" e shqiptarëve për të emigruar. Jo zyrtarisht besohet se në vendin ishull sot jetojnë mbi...

Arsenal e nis me fitore sezonin e ri ndaj United, Djajtë vazhdojnë “çalimin”

Arsenali ka fituar në transfertën e Manchester United. Sfida u vendos nga goli i vetëm i Calafiorit në minutën e 13-të. Për rastin në...

Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës? Berlini lë të hapur mundësinë

Zëvendëskancelari, Ministri i Financave dhe kreu i Partisë Socialdemokrate (SPD) Lars Klingbeil la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Gjermanisë  në forcat e mundshme...

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është ndryshuar me mjete të Inteligjencës...

Lajme të tjera

Web TV