Shtyhet takimi i 2 shtatorit në Washington për dialogun Kosovë-Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, që ishte parashikuar që të mbahej të mërkurën, më 2 shtator, nuk do të zhvillohet.

Sipas mediave kosovare, takimi është shtyrë për një datë tjetër. Kjo është hera e dytë që takimi i planifikuar do të shtyhet për një datë tjetër.

Në muajin qershor ishte planifikuar takimi i parë në Uashington, mirëpo ky takim nuk u mbajt pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Avdullah Hoti anuloi pjesëmarrjen e tij në këtë takim./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vëllezër për armët, Koreja e Veriut shton ndihmat për Rusinë

Edhe para samitit të Alaskës, Putini ishte siguruar për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake nga diktatori i Koresë së Veriut,...

Perez nis planet për 2026: “prenoton” një yll nga PSG dhe një nga Liverpool

Real Madrid ka plane të mëdha për merkaton e vitit të ardhshëm. Florentino Perez ka piketuar që tani lojtarët që kërkon në verën 2026. Marca...

Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria regjistron një tjetër muaj me rritje të lartë të qarkullimit të shtetasve brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas,...

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave...

Lajme të tjera

Web TV