Gjendet një person i pajetë në Mullet, dyshimet e para të policisë

Një person është gjetur i mbytur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtunë në Mullet.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:25, ku është gjetur pa shenja jete 68 vjeçari me inicialet Dh.P.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë konstatuar trupin e pajetë dhe kanë njoftuar më pas policinë.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se i moshuari të jetë mbetur aksidentalisht. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të mbytjes së viktimës./Bl.Ba/Fjala.al