Horoskopi ditor, e shtunë 22 gusht 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 22 gusht 2020. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Ju pret një ditë e mbushur me energji sa i takon ndjenjave, por mundohuni që të mos bini pre e gabimeve dhe të mos përfshiheni në polemika. Bëni mirë që të mos fiksoheni me personin e gabuar. Situata do të vijë gradualisht duke u përmirësuar në raport me periudhën e lënë pas.

Demi

Dashuria gjatë këtyre ditëve duket sikur ka kaluar në plan të dytë, pasi dukeni të zënë nga probleme të tjera. Kush është vetëm duhet të shohë përreth, pasi yjet janë mjaft të favorshëm. Në punë, disa probleme do të zgjidhen brenda pak ditësh.

Binjakët

Do të rigjeni pasionin e munguar, edhe pse dikush i qëndron idesë se më mirë të rrini vetëm se sa të keqshoqëruar. Në punë, ndjeni nevojën për tu shkëputur për ca kohë.

Gaforrja

Mundohuni që të bëni kujdes ndaj asaj që do të thoni, pasi fjalët mund të lëndojnë, sidomos në raportin në çift. Përpiquni që të jini sa më të qartë. Në punë, programojini më mirë gjërat, sidomos nëse duhet të bëni ndryshime.

Luani

Gjatë kësaj dite do të rritet dëshira për të dashuruar dhe për t’iu dashuruar. Mund të shfaqni dëshirën për të zyrtarizuar një lidhje. Mundësi të mira paraqiten edhe sa i takon punës.

Virgjëresha

E shtuna do të jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimi të Saturnit, Diellit dhe Mërkurit, të cilët do të jenë në anën tuaj, duke ju dhuruar emocione të bukura. Në punë ky është momenti i duhur, për të tentuar një ndryshim.

Lexo edhe :  Çfarë përmbajnë ‘Tokat e Rralla’ të Ukrainës që janë aq të lakmuara nga Trump?

Peshorja

Mund të ketë një problem për të zgjidhur në familje, lidhur me të cilin duhet të bëni qartësi. Sa i takon punës, nuk duhet të lini asgjë pas dore.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do të ndiheni të karikuar me energji dhe keni dëshirë që të keni pas vetes dikë me të cilin nuk ndani vetëm pasion, por edhe bashkëpunoni. Në punë, nuk duhet të merrni vendime të nxituara.

Shigjetari

Në jetën në çift ka disa çështje që kërkojnë sqarim dhe kjo do të jetë dita e duhur për ta bërë. Në punë duhet të ndiqni instinktin dhe të bëni ato gjëra, tek të cilat besoni.

Bricjapi

Me shumë mundësi gjatë kësaj periudhe do të hasni në keqkuptime në dashuri, ndaj mundohuni që të mos i lini vend trishtimit dhe melankolisë. Kjo ditë do të jetë shumë e lodhshme.

Ujori

Mundohuni që të shfaqni një sjellje më pozitive në dashuri. Edhe në punë, duhet të jeni më optimist dhe ti pranoni gjërat me më shumë qetësi.

Peshqit

Ju pret një e shtunë nën ritmin e duhur sa i takon ndjenjave, ku do të përjetoni një siklet në një takim që do të keni. Në punë, situata nuk paraqitet shumë e qartë, pasi mund të ketë disa komplikime.

Të fundit

“7 mijë vende pune me paga të mira”/ Gonxhja: Projekti TEDA Tiranë….

Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja u shpreh se TEDA Tiranë është një projekt ambicioz që do...

Kapërceu murin e shtëpisë së Big Brother Vip, Gjesti: Shkak, sjellja e Eglit!

Një deklaratë e fundit e Gjestit për Egli Takon ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Gjatë...

Nis nesër muaji i shenjtë i Ramazanit, Imzot Giovanni Peragine uron besimtarët myslimanë

Imzot Giovanni Peragine nga Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodrës ka uruar Myftiun e Shkodrës dhe besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit që nis...

Kush janë politikanët që iu është prerë bileta e arrestimit

Nën drejtimin e Altin Dumanit, SPAK ka ndërmarrë disa operacione të mëdha, duke vënë në pranga, politikanë, ish-politikanë dhe zyrtarë të lartë, ku emrat...

Ramazani fillon me gjysmëhënën. Pse koha zyrtare e fillimit mund të ndryshojë globalisht

Mund ta dish tashmë që rreth një e katërta e popullsisë së botës pritet të nisë Ramazanin këtë fundjavë, muajin e shenjtë islam që...

Lajme të tjera

Web TV