“Iu pre një krah i fortë dhe energjik“, mesazhi prekës i shkollës për vdekjen e këngëtares fierake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mesazh prekës kushtuar mësueses dhe këngëtares së njohur të muzikës myzeqare Rainita Pupi, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme pasi humbi betejën me COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, drejtoria e shkollën 9-vjeçare “Pinellopi Piro” në Fier i ka kushtuar një mesazh të ndjerë mësueses që ishte pjesë e stafit të këtij institucioni. Në mesazh thuhet se shkollës iu pre një krah i fortë dhe energjik.

Postimi i plotë i shkollës “Pinellopi Piro”

I pabesueshëm, por fatkeqësisht i vërtetë, lajmi i zi që morëm mbrëmë. Kolegia jonë, zëvendësdrejtore Rainita, humbi jetën në përballje me virusin kobzi, që po endet këtyre kohëve nëpër Botë. Me Rainitën, nga ky virus, shënuam të gjithë nga një humbje tonën. Të pazëvendësueshme!

Shkollës sonë iu pre një krah i fortë dhe energjik, i tillë që vështirë të zëvendësohet. Qytetit i iku një artiste energjike, e përkushtuar dhe gjithë pozitivitet, në kulmin e krijimtarisë dhe veprimtarisë së saj. Familjes i iku gruaja, nëna dhe gjyshja model, që secilin prej këtyre roleve familjare, e merrte me natyrshmërinë më të madhe.

Me të njëjtën natyrshmëri sipërmerrte edhe rolet shoqërore dhe detyrimet si qytetare e angazhuar. Humbja e Rainitës është e disafishtë.

I pamundur është misioni, që dhembja të përkthehet në fjalë që ngushëllojnë familjarët dhe miqtë e saj më të afërt, e megjithatë, në emër të kolektivit të shkollës i përcjellim ngushëllimet më të ndjera familjes.

Në mënyrën më të pazakontë, iku një njeri jo i zakontë. Një njeri shumë i veçantë, për ne që e njohëm. I paharruar kujtimi yt, Rainita, mike dhe kolege e dashur. “Pinellopi Pirro” do të të kujtojë e do të ta çmojë gjatë pasionin, energjinë dhe përkushtimin që solle ndër ne, kolegë, prindër e nxënës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gazetarja ulet në gjunjë për të intervistuar Ramën, Kryeministri: Çunat, në riedukim

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Para nisjes së...

Lajmi i fundit: Serbët bllokojnë rrugën drejt kufirit në Merdare

Autoritetet serbe kanë bllokuar pikë kalimin kufitar në Merdare nga ana e Serbisë, që nga ora 18:00, ku edhe është pamundësuar kalimi i lirë. Me...

Vapa në Itali, një grua humb jetën, turistja humb ndjenjat në Duomo

Emergjenca nga i nxehti rekord po shkakton pasoja dramatike në disa qytete italiane. Në Bagheria, pranë Palermos, një 53-vjeçare me probleme kardiake u rrëzua...

Avokati ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Saliut po i vjen fundi, zvarritja po i shërben

Zvarritja e procesit për aferën Partizani për avokatin Idajet Beqiri, janë në interes të Sali Berishës. I ftuar ditën e sotme në një emision...

Korçë, dy aksidente brenda pak minutash! Plagosen 4 persona

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Korçë. Mësohet se në fshatin Bitinckë, në hyrje të Bilishtit, janë përplasur dy automjete dhe për...

Lajme të tjera

Web TV