Ashtu siç e ka bërë zakon edhe këtë mëngjes të shtune kryeministri i vendit ka ndarë pamje nga sheshi i Tiranës i cili është pushtuar nga makinat Retro.
Duke i uruar ndjekësve të tij një fundjavë të mbarë, Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook koleksionin shqiptar të makinave Retro, ndërsa videon e shoqëron edhe Himnin Kombëtar.
‘MIRËMËNGJES ? dhe nën ritmin e Himnit Kombëtar të interpretuar në një mënyrë krejt të pazakonshme, në paradën RETRO të mjeteve të koleksionit shqiptar të automobilave, ju uroj një fundjavë të mbarë????’, shkruan Rama përkrah videos.
Të konsideruara makina luksi dhe antikuar, këto makina kërkojnë shumë shërbim, ndërsa tërheqin gjithnjë vëmendjen e njerëzve që nuk e humbasin rastin të bëjnë dhe foto me to, si një kujtim nga kohët e shkuara./Bl.Ba/Fjala.al
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158079196066523