Zjarret në Kaliforni, humbasin jetën 6 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve që janë duke u zgjeruar në gjithë Kaliforninë dhe pjesën më të madhe perëndimore në Shtetet e Bashkuara.

Deri më tani konsiderohet se është djegur territor prej 1,680 kilometrave katrorë.

Pjesa më e madhe e zjarreve janë identifikuar në malet e jugut dhe lindjes së San Franciskos.

Zjarret është thënë se kanë nisur si pasojë e rrufesë dhe motit tejet të nxehtë.

Qindra ndërtesa janë djegur dhe mijëra persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Më shumë se 10,000 zjarrfikës janë duke luftuar me zjarret në këtë zonë, ndonëse puna u është vështirësuar për shkak të erërave të forta.

Me më shumë se 650,000 raste me koronavirus, Kalifornia ka numrin më të madh të të infektuarve me sëmundjen COVID-19 që shkakton ky virus në Shtetet e Bashkuara, prandaj disa të evakuuar kanë thënë se janë të frikësuar për të shkuar në strehimoret emergjente.

Agjencitë amerikane për Menaxhim të Katastrofave kanë përditësuar udhëzimet për evakuim pas përhapjes së koronavirusit.

Njerëzve që mund t’iu duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, u është thënë të vendosin të paktën dy maska, si dhe të mbajnë dezinfektues për duar./REL

Të fundit

Eurovizioni/ Gjithçka duhet të dini për para finales së madhe, ja kur performon Shqipëria

Festivali i 69-të i Këngës në Eurovision po i afrohet finales së madhe në qytetin zviceran të Bazelit. Artistë...

Më i votuari në qarkun e Tiranës!/ Blendi Gonxhja: Puna që kam bërë m’u shpërblye

Blendi Gonxhja, kandidati më i votuar nga Partia Socialiste në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, ishte i ftuar në emisionin “Kjo...

Çfarë do të ndodhë në PD? Do të rrëzohet Sali Berisha, apo do të shpërbëhet partia?

Nga Spartak Ngjela Saliu vijon të thotë se Partia Demokratike është dhunuar në zgjedhjet e fundit që ai i ka humbur thellë, dhe të gjithë...

Dhëndri i Trump tregon si vendosi të investojë 1.4 miliardë $ në Shqipëri

Dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, tregoi sot për herë të parë gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar 'Future Investment Initiative Europe'...

“Kujdes të kam fal njëherë…”/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i votave të shqiptarëve që jetojnë në...

Lajme të tjera

Web TV