Kryeministri i Kosovës thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, në shtator do rriten infektimet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen akoma edhe me të kujdesshëm, duke paralajmëruar se nga shtatori rreziku i infektimeve me COVID-19 do të jetë në rritje.

Sipas Hotit, Kosova ka shënuar rënie të rasteve, por rritje të fataliteteve. Me rastin e hapjes së shkollave thotë ai, mijëra nxënës, mësues dhe prindër do të jenë në kontakt duke shtuar rrezikun e infektimit.

Statusi i plotë i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti
Të dashur qytetarë,

Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie. Por, për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë. Shumë familje po humbin të dashurit e tyre.

Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri tjetri, duke e shtuar shumë rrezikun e infektimit.

Prandaj, na duhet kujdes i shtuar. Ju lutem, respektoni masat./Ar.Ha/ Fjala.al