“Perdja e hekurt”/ Sa shqiptarë kaluan kufirin në vitet 1944-1990 dhe sa prej tyre u vranë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historiani i njohur Marenglen Kasmi ka publikuar së fundmi në Revistën e Unionit Studimor për Republikën Demokratike Gjermane në Universitetin e Lirë të Berlinit një studim me titull “Regjimi kufitar shqiptar 1945-1990”.

Në këtë numër të revistës, qendra e rëndesës studimore ishte përqendruar te “Perdja e Hekurt” e vendosur në kufirin shqiptar.

Por sa shqiptarë arritën ta kalonin kufirin bashkë me familjarët e tyre, sa prej tyre vetëm dhe sa prej tyre ndërruan jetë rrugës duke vrarë gjatë tentativës për t’u arratisur.

Sipas studimit të Marenglen Kasmit prej nëntorit 1944 deri në nëntor 1990 u arratisën nga Shqipëria nëpërmjet kalimit të paligjshëm të kufirit individualisht ose në grup së bashku me pjesëtarë të familjeve 13.692 persona, ku 4.472 ishin gra dhe fëmijë.

988 prej tyre, ose 7.8%, vdiqën ose u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur.

Përveç tyre, në korrik të vitit 1990 u larguan nëpërmjet ambasadave të huaj në Tiranë 4.785 persona. Ndërsa rreth 800 të tjerë janë larguar jashtë shtetit me pasaportë si vizitorë dhe nuk janë kthyer më në Shqipëri.

Llogaritur së bashku, rezulton se nga Shqipëria arritën të largohen prej vitit 1944 e deri në fund të vitit 1990 afërsisht 18.289 persona./Ar.Ha/ Fjala.al

Të fundit

Humbje e madhe për kinematografinë shqiptare, mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori Vasillaq Godo. Aktori u lind në Vlorë, më 15 shkurt 1943. Vasillaq...

Rithemelimi sërish protestë para bashkisë Tiranë, ja akset rrugore që do bllokohen

Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës. Siç ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme ditën e sotme pritet që...

VIDEO/ Mero Baze: Kur Sali Berisha ngrinte në qiell Altin Dumanin!

Sali Berisha është sot, linçuesi më i madh publik e politik i kreut të SPAK. Pas arrestit shtëpiak, që erdhi në mënyrë rrjedhimore pasi...

Hapësirë e re arti/Dhjetë filmat shqiptarë që do trajtojnë betejën e çlirimit nazifashist

Rrethuar me institucione të drejtësisë, si SPAK apo ambiente burgu, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave njofton se do të kemi së shpejti çeljen e...

Operacioni i SPAK, gazetarja tregon ku ishin fshehur 3 mln euro cash që u sekuestruan

Për herë të parë në një operacion SPAK arrin të gjejë dhe sekuestrojë 3 mln euro cash. Gazetarja Banushi zbulon se ku ishte gjetur kjo...

Lajme të tjera

Web TV