Lukashenko i përgjigjet me kallashnikov në dorë demonstratave masive kundër tij -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me kallashnikov në dorë, me jelek anti-plumb dhe i rrethuar nga masa të forta sigurie. Kështu u pa presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, këtë të diel kur zbriti nga helikopteri për në rezidencën e tij, Pallatin e Pavarësisë. Video është siguruar nga zyra e tij e shtypit. Sipas agjencisë Tass, kallashnikovi që po mbante  nuk kishte karikator.

Kur zbret nga helikopteri, presidenti këshillohet me një nga personat që e presin nëse ka njerëz jashtë rezidencës, duke protestuar.

Dhjetëra mijëra persona janë mbledhur në Minsk për të kundërshtuar rizgjedhjen e Aleyksandr Lukashenkas në postin e presidentit, por edhe për të dënuar shtypjen e protestave nga autoritetet.

Kjo është dita e 15-të me radhë që në Bjellorusi po mbahen protesta kundër Lukashenkas.

Mijëra persona janë mbledhur në “Sheshin e Pavarësisë”, duke valëvitur flamurin e Bjellorusisë. Në protestën që po quhet si “Marshi për Bjellorusinë e re” raportohet se po marrin pjesë mbi 100 mijë persona.

Protestuesit po brohorasin “Largohu”, një referencë kjo ndaj Lukashenkas, të cilit po i kërkojnë që të largohet nga pushteti. Lideri autoritar bjellorus udhëheqë me vendin prej 26 vitesh.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Ngrohja globale dhe Shqipëria

Nga Artan Luku Shqipëria nuk është përjashtim nga pasojat e ngrohjes globale. Edhe pse kontributi ynë në emetimet e karbonit...

Kur një imazh bëhet më i fortë se një mijë fjalë

19 Gushti – Dita e Fotografisë Nga Leonard Veizi Në epokën e modernitetit të skajshëm, mbushur me tinguj, fjalë e zhurmë, fotografia mbetet arti i heshtur...

Veshi bluzën e Bashkimit Sovjetik, Lavrov: Rubio më komplimentoi

Pak ditë më parë, zgjedhja stilistike e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov , pas mbërritjes së tij në Anchorage për takimin Trump-Putin në...

Pogradec, automjeti i policisë lëviz në sensin e kundërt

Policia e Korçës ka reaguar pasi një video që shfaqte një automjet të uniformave blu që lëvizte në sensin e kundërt të drejtimit në...

Putin propozoi të takohen në Moskë, ja përgjigja që dha Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë "JO" për propozimin e homologut rus, Vladimir Putin, që të takohen në Moskë. Putin e bëri këtë propozim gjatë...

Lajme të tjera

Web TV