“Nuk bëhemi njerëz”, gazetarja ‘dënon’ sjelljen e qytetarëve në plazh (FOTO)

Gazetarja Mimoza Kociu, ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një foto nga pushimet e saj. Në foton e publikuar, ajo ka dënuar ashpër gjestin e disa qytetarëve të cilët kishin lënë disa mbeturina në rërë.

Kociu thekson se edhe pse aty ndodheshin kosha të shumtë mbeturinash, qytetarët përsëri i kanë hedhur ato në tokë.

Postimi i plotë:

Vere 2020!!! Nuk behemi, po hic njerez, si ketej edhe matane kufirit…p.s. ky plazh privat kishte kosha mbeturinash me shumice!!

Fotografia e Mimoza Kociu