Pranga 47-vjeçarit në Korçë, plagosi me thikë një person

Është arrestuar nga policia këtë mbrëmje autori i plagosjes së 47-vjeçarit në Korçë. Nëpërmjet një njoftim zyrtar, policia bën me dije se autori është identifikuar me inicialet K.R.

Më datë 23.08.2020, rreth orës 20:30, Policia ka marrë njoftim se në lagjen nr. 10, Korçë, në afërsi të një këndi lojërash, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi R. M., rreth 18 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin K. R., rreth 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë: 

Korçë

Plagosi me mjet prerës një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, por falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes.

LEXO EDHE  Kultivonin kanabis në Skrapar dhe Poliçan/ Arrestohen dy persona, 3 të tjerë shpallen në kërkim

Më datë 23.08.2020, rreth orës 20:30, Policia ka marrë njoftim se në lagjen nr. 10, Korçë, në afërsi të një këndi lojërash, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi R. M., rreth 18 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin K. R., rreth 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin për në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.