E rëndë në Kavajë/ 20-vjeçarja qëllon veten me armë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:30, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mengaj të Kavajës.

Një 20-vjeçare, e cila mendohet se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike, ka qëlluar veten me armë zjarri.

Fatmirësisht vetëm është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Durrësit për t’u trajtuar. Ende nuk bëhet me dije identiteti i saj apo arsyeja që e ka çuar vajzën të ndërmarrë këtë akt.

Akoma më mister mbetet fakti se ku e gjeti vajza armën e zjarrit, të cilën e përdori për të lënduar veten.

Njoftimi i policisë

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, është njoftuar salla operative se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetasja B.K., 20 vjeçe, në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Pjerin Ndreu: Në Tiranë, lokali i parë që u çmontua ishte i vëllait tim

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv,...

Vjosa Osmani: Në vendin tim, ndikimi i Rusisë është zero

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë me dije se Serbia është shndërruar në shtet satelit të Rusisë e cila synon të krijojë efekt...

Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e të riut Renis Dobra pranë liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 korrikut. Hetuesit kanë...

Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

Franca ka bërë një rishikim strategjik kombëtar, në të cilin lëshohet alarmi për rrezikun e një lufte në Evropë. Kërcënimi serioz, si ushtarak dhe...

Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina…

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj po vijon edhe këtë vit. Emi,...

Lajme të tjera

Web TV