Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë, ka shkuar në ambientet e oborrit të spitalit Infektiv në Tiranë, ku dhe po kurohen të prekurit me koronavirus.
Manastirliu ka publikuar një foto me mjeken Alma Neço, e cila ishte gjithashtu pjesë e ekipit që shkoi për ndihmë në Itali, por tanimë është rikthyer në krye të detyrës tek ‘Infektivi’.
“Dr. Alma Neço, mjekja anesteziste-reanimatore e cila dha kontributin e saj në Itali, me grupin e parë të mjekëve që ndihmuan vendin fqinj në një moment të vështirë, sot shërben me përkushtim këtu në shërbimin infektiv, në ndihmë të pacientëve që luftojnë për jetën, në përballje me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, 81 pacientë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm, prej tyre edhe nga ky spital, ku përpjekjet e stafeve tona mjekësore janë të jashtëzakonshme,”-shkruan ministrja.
POSTIMI I PLOTË:
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/1029299517526098/?type=3