Skandali/Ish-deputeti Ndocaj: Malazezët bënë mirë që pushtuan Shkodrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur Taulant Kopliku ka bërë publike një deklaratë të ish-deputetit Eduard Ndocaj.

Sipas Ndocajt, trupi i Hasan Riza Pashës i cili prehet në Shkodër, ndodhet në vendin e gabuar.

Për Ndocajn, komandanti turk i cili duhet të ruante Shkodrën nga malazezët nuk duhej të prehej në këtë vend. Sipas tij, malazezët ishin malësorë katolikë që nuk donin flamurin turk në kala.

Statusi i plotë i Eduard Ndocaj

Cfar turpit për Shkodren dhe Shqiptarin , po cfar don monumenti i Hasan Riza Pashës në shkoder, komandantit osman nga Bagdadi..në mes të Shkodrës??

Ka luftu kundër malazezve thonë..

Po cfare malazezsh…ata ishin malsoret katolik të Shkodres që nuk dojshin flamurin turk në kala…e u bashkunen me malazezt kundër osmanëve.

Pse a ka pushtues të mirë e pushtues të keq?

Kot nuk thonë Shkodra vendi humorit..

Heqin heronjt shqiptare ( 5 Heronjt ) e ju vendosin komandatët turq në zemër të saj..pra merr atë që meriton.

Hasan Riza Pasha u varros në Xhaminë Parrucë.

Një kolegj turko-shqiptar në Shkodër mban emrin e tij. Ai u dekorua për “Trimërinë e Klasit të Parë” në Gusht 1996, nga Presidenti anti shqiptar Sali Berisha. dhe një monument u ngrit për nder të tij në 2007.

 

Ndërkohë, për gazetarin Taulant Kopliku, Hasan Riza Pasha është hero i heshtur i Shkodrës.

 

Statusi i plotë i Taulant Koplikut

Ka nje debat te vazhdueshem ne Shkoder lidhur me figuren e Hasan Riza Pashes dhe rolin e tij ne mbrojtjen e qytetit nga ushtria Malazeze ne fillim te shekullit te shkuar.
Nje kategori personash e vleresojne aktivitetin e ketij ushtaraku qe dha jeten ne rrethana aspak te qarta bash ne kulmin e luftes per mbrojtjen e Shkodres.
Nje tjeter kategori e konsiderojne ate si nje pushtues i cili nuk meriton nderimet qe i jane bere ne vite ne qytetin te cilit i dha jeten. Sipas ketyre, ushtaraku me origjine irakene nuk meriton te perkujtohet pasi ishte thjeshte nje vegel e perandorise osmane dhe pushtues i Shkodres.
Ne nje reagim te djeshem tejet agresiv, ish deputeti lezhjan Eduart Ndocaj e konsideronte te drejte sulmin e ushtrise malazeze ndaj Shkodres si nje veprim te ligjshem per çlirimin e qytetit nga zgjedha otomane.
Duke mos qene historian por njekohesisht duke pare dhunen verbale ne rritje ndaj atyre qe konsiderohen pasardhes direkt te osmaneve te atehershem ???, do ti ftoja te interesuarit te lexojne me vemendje dhe te shohin me foto sesi personalitetet me te zëshëm te klerit katolik shkodran jane shprehur per Hasan Riza Pashen, kete hero te heshtur te Shkodres.

Hasan Riza Pasha u vra në 30 janar 1913 dhe pas tij postin e komandantit të ushtirsë për mbrojtjen e Shkodrës e mori Esad Pashë Toptani.

Lexo edhe :  "Formula 1 në Elbasan!" Rama: "Qershia mbi tortë" e Shqipërisë 2030

 

 

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV