Velipojë/ Vajza ra nga skafi dhe humbi jetën në det, zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Indrit Bajraktari, i riu që ishte në skaf bashkë me Enisa Dodën, e cila humbi jetën në Velipojë, ka deklaruar se çfarë ka ndodhur.

Sipas tij, gjithçka po shkonte mirë deri në momentin që nisi të ecte me shpejtësi. Ai tregon se të dy ranë në det dhe për disa minuta kishte humbur ndjenjat. Pasi ishte përmendur nisi të notojë për në breg, pa e ditur se çfarë është bërë me vajzën.

Dëshmia e plotë:

“Kam shkuar në Velipojë dhe jam takuar me Enisa Dodën, sepse kemi njohje familjare. Motra e saj është në Angli, ku jetoj edhe unë. Kemi hipur në një motoskaf uji që e kemi marrë për 30 minuta. Ende pa përfunduar, përreth 10 minuta, kemi ecur me shpejtësi me motoskafin dhe për një moment jemi përplasur me dallgët në det.

Aty aksidentalisht jemi rrëzuar të dy në ujë ndërsa nuk kishim jelekët mbrojtës. Unë për disa çaste kam humbur ndjenjat, dhe pasi jam përmendur, kam nisur të notoj. Unë nuk e dija se çfarë ka ndodhur me vajzën, nëse ka notuar drejt bregut apo nëse e ka marrë dikush.

Mendova se mund të kishte dalë. Kam nisur të notoj dhe për një moment më është afruar një çift me një motoskaf tjetër dhe më thanë se do të lajmëronin pronarin e motoskafit që të vinin të më merrnin, sepse s’kishte vend pasi ishin dy vetë ata te motoskafi i tyre. Erdhi pronari dhe më mori në motoskaf dhe kemi dalë.

Më ka pyetur për vajzën dhe i kam thënë se e kam nxjerrë në breg dhe se e ka marrë xhaxhai nga frika. Nuk dija ç’të thosha pasi kisha frikë. Pasi jemi rrëzuar të dy në ujë, nuk e kam pasur idenë aspak se çfarë ka ndodhur.

Lexo edhe :  Perla e radhës nga Berisha: Kompania ndërkombëtare DHL u vu në shërbim të Ramës

Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motoskafit në flokët e vajzës, sepse kemi rënë të dy. Unë e dija se vajza ishte 18 vjeçe dhe kam dalë duke qenë se njihem me motrën e saj. Unë jam i martuar dhe pres një fëmijë në Angli”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Një deputet i PD përfundon në pranga? Myslim Murrizi flet me kode

Myslym Murrizi shprehet i sigurt që në shtator do të jetë në parlament. Në një postim në Facebook, ai...

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona

Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale një fotografi të titulluar “Vajza me Flamur”, realizuar nga fotografja Soela Zani. Zani...

Miliarda nga Europa dhe SHBA, cili është plani i Ukrainës për rimëkëmbjen

Paratë që Perëndimi jep për të mbështetur ekonominë dhe fushatën ushtarake të Ukrainës marrin shumë vëmendje. Deri më tani, Perëndimi i ka dërguar një total...

Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë: Fëmijëve nuk iu ndalej temperatura

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e disa fëmijëve në Gramsh. Prindërit shprehen se fëmijët e tyre kanë pasur temperaturë dhe...

“Janë njerëz pa fe. Edhe ateizmi është fe”. Preç Zogaj i kujton Berishës nenin “Basha”

Mban numrin 45 në statutin e Rithemelimit të PD-së, miratuar mes brohoritjeve në stadiumin e ‘Air Albania’ në 11 dhjetor të vitit 2021. Flet...

Lajme të tjera

Web TV