Poet, shkrimtar, përkthyes, klerik, politikan, deputet, Ndre Mjeda është padiskutim një nga personalitetet më të rëndësishme të mendimit që ka nxjerrë Shqipëria që e nisi kontributin e vet si pjesë e plejadës së Rilinjdes dhe në 70 vjet të jetës së tij dha aq shumë.
Kontributi i tij më i madh është për gjuhën shqipe jo vfetëm si një nga nismëtarët por edhe kontributuesit në hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit por edhe lëvrues I saj në poezi dhe prozë. Por pyetjes se cili ishte me hollësi Ndre Mjeda, pak përgjigje të detajuara ka deri më sot.
Në ndihmë na vjen një dokument i rrallë nga studiuesi Pjetër Logoreci. Ai ka zbulaur pemën e familjes së Ndre Mjedës dhe si një xhevair I rrallë na vjen sot për publikun. Detaje që vinë për herë të parë për orgjinën e tij të të parëve, martesat, fëmijët, pasardhësit e deri te krushqitë dhe lidhjet familjare e shtrirë kjo deri në ditët tona.
Sipas kësaj peme, gjeneza e familjes së Ndre Mjedës nis me gjyshërit e tij Kolë Thaçi nga Zadrima e Shkodrës dhe Pashka Thaçit nga Iballa e Pukës. Më pas djali i tyre Gjon Thaçi për të arritur te mbesa e tyre Luçie Thaçi që është nëna e Ndre Mjedës.
Çdo detaj është paraqitur në këtë pemë që tregon çdo rrënjë të një shqiptari të madh.