A ka shans pastrimi të elitave?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plator Nesturi

Ndryshimet kushtetuese për kodin e ri zgjedhor sapo hynë në fuqi. Presidenti Meta me gjithë kritikat e mëparshme për mënyrën e debatueshme të aprovimit të pikave të ndryshuara, vendosi të heshtë e të mos shprehet kundër. Dhe me heshtje ndryshimet në Kushtetutë hyjnë në fuqi. Me këtë gjendje duket se është detyruar ta pranojë dhe opozita e bashkuar, e cila i etiketoi ndryshimet e kryera si në kundërshtim me marrëveshjen politike të 5 qershorit. Ajo çfarë ishte më shqetësuese për të, është se në ligjin e ri hiqet (ose më mirë shmanget), mundësia e krijimit të koalicioneve parazgjedhore, çka do të maksimalizonte votën opozitare përballë mazhorancës në zgjedhje.

Gjithsesi, këto janë teknikalitete dhe çështje që lidhen më së tepërmi me strategjitë e partive politike për zgjedhjet e ardhshme, sesa ndonjë efektivitet produktiv që përmirëson demokracinë në Shqipëri. Pasi thuhet që po bëhet reformë zgjedhore pra. E kjo nënkupton që po ofrohen zgjidhje të reja e pozitive, që shmangin defektet e rënda zgjedhore, deformimin e votës, shitblerjen dhe deri në krijimin e elitave politike false e që s’kanë lidhje me elektoratin që i kanë marrë votën. Për të gjitha këto çështje nuk ka asnjë risi, asnjë mënyrë për ta frenuar negativitetin e krijuar në 30 vjet zgjedhje shqiptare dhe asnjë pengesë për të mos u bërë të njëjtat gabime.

Vini re deklaratën e ambasadores së SHBA-së. Ajo u bën thirrje partive politike, që ndërsa kanë filluar procesin e përzgjedhjeve të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, të bëjnë kujdes e t’i skanojnë vetë figurat e tyre. Një veting nga vetë partitë për elitën politke të ardhshme. E kjo si këshillë për t’u ndjekur nga partitë, pasi vetë ligji nuk mund të bëhet pengesë ndaj çdo elementi të përlyer në krim a korrupsion, për të vijuar qetësisht në karrierën politike. E thënë më qartë, ajo çfarë do të sjellë reforma në kodin zgjedhor (sa e madhe është fjala reformë!), janë vetëm ca rregulla loje, të një loje ku do të fitojë Rama apo Basha, por që pak të reja dhe kualitet do të sjellë në kulturën demokratike.

Vetë ligji e ka të qartë e të shprehur tekstualisht se kandidat për deputet mund të jesh vetëm nëse përcaktohesh në listën emërore të njërës nga subjektet politike që merr pjesë në zgjedhje. Mënyrë tjetër për të kandiduar që të kesh të drejtë për të përfaqësuar nuk ka.

Lexo edhe :  Rama kërkesë ndërtuesve: Po mirë budalla më dini mua që merrni leje dhe nuk jepi asgjë

Mbi këta parametra, edhe me ndryshimet që do të kenë listat e kandidatëve të partive kryesore, nuk ka ndonjë shans të dukshëm se mund të prodhojnë ndonjë ndryshim në nivelin e cilësisë politike të parlamentarizmit. Elitat politike, (e këtu nuk hyjnë vetëm Rama, Basha, Meta a dukush tjetër, por përfaqësuesit politikë në tërësi), kanë pësuar një bjerrje gjithmonë e më të madhe të besueshmërisë dhe të imazhit në sytë e opionionit publik. Futja në Parlament jo vetëm atyre që ishin subjekt i ligjit të dekriminalizimit, por dhe të plot njerëzve pa ngjyrë e që nuk e dinë as vetë pse janë në sallën e Parlamentit, njerëz anonimë që kur s’janë të zgjuar të heshtin, ngatërrohen në leximin e fjalimit, por askush nuk harron ta ngrejë në kor kartonin për ligje që me siguri as ka marrë mundimin t’i lexojë për çfarë bëhet fjalë.

Por që në shumë raste janë ligje të cilat dëmtojnë interesin e atij që i ka dhënë votën e mandatin për deputet. Në këtë aspekt, me sa po shihet, dhe nga mënyra si po zhvillohet procesi i përzgjedhjes së kandidatëve në forcat kryesore politike, vështirë të mendohet se përzgjedhjet do të anojnë nga vlerat.

Partitë po ngarkohen me muskuj, por jo me mend, e kjo parashikon veç një klimë përplasjeje, ku protagonistë do të jenë sërish të fortët. Vetë reforma dhe ligji i ri zgjedhor, ua ka lënë sërish në dorë kryetarëve superpotentë të partive fatin e listave të përfaqësuesve dhe është në dorë të tyre të përsëritet e njëjta skemë me njerëz besnikë dhe anonimë, apo do të arrijnë të fusin vlera të reja. Për këtë të fundit pak shanse ka, përderisa refuzohet në mënyrë këmbëngulëse konkurrenca e brendshme. Sidoqoftë, edhe në Shqipëri, bëhen zgjedhje…                       /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV