Arrestohet 25 vjeçari shqiptar në Maltë, akuzohet për dy vrasje

Një 25 vjeçar është arrestuar në Maltë pasi dyshohet se ka kryer një vrasje të dyfishtë pak kohë më parë.

Daniel Muka nuk u dorëzua fillimisht, por i është përgjigjur me armë zjarri policisë në qytetin maltez të Florianës. Pas disa minutave të shkëmbimit të zjarrit, shqiptari u neutralizua dhe u dërgua në komisariat.

Ai dyshohet se është autor i vrasjes së Kristian Pandolfino dhe Ivor Maçejovskit, ngjarje e ndodhur një javë më parë në zonën luksoze te Sliemas.

Daniel Muka është vëllai i Bektash Mukës, që është akuzuar më 2017 për vjedhjen e 330 mijë euro bizhuterive në një argjendari. Vjedhja kishte ndodhur po në zonën që janë vrarë maltezët./Fjala.al/Ke.Ba