Emri/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset një grua

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të marte pranë një pike karburanti në dalje të qytetit të Përrenjasit.

Një automjet i cili po transportonte një të sëmurë për në spitalin e Librazhdit, si pasojë e shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pikën e karburantit, duke aksidentuar një grua.

Si pasojë e këtij incidenti ka mbetur e dëmtuar pronarja e pikës së karburantit, e cila ndodhej në ambientet ku makina humbi kontrollin dhe u përplas me të.

Shtetasja e aksidentuar Merita Dulo, u dërgua për mjekim të menjëhershëm në spitalin e Përrenjasit.

Më pas ajo u nis  për një mjekim më të specializuar në spitalin e Librazhdit.

Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al