Ratko Mlladiçdel para gjykatës, apelon dënimin për genocid e krime kundër njerëzimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykatësit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në një seancë dy ditore do të dëgjojnë kërkesën e ish-komandatit serb Ratko Mlladiç, i cili apelon vendimin e vitit 2017 kur ai u dënua me burg të përjetshëm për genocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje në vitet ‘90.

Gjyqi është shtyrë disa herë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia por edhe për shkak të situatës shëndetësore së 78-vjecarit. Ndërsa sesioni i apelimit nis sot avokatët e Mlladic i kërkuan gjykatësve se procesi do të vijonte vetëm në kohën kur një ekip mjekësor do të vlerësonte gjendjen shëndetësore të ish-komandatit.

Ratko Mlladiç,  ish generali i forcave serbe në Bosnje dhe Hercegovinë i cili u shfaq në gjykatë duke mbajtur një maskë  do të flasë 10 minuta ndërsa pjesa më e madhe e gjykatësve janë të pranishëm në mënyrë virtuale.

Nënat e Srebrenicës, një grup i grave të cilat kanë humbur të afërmit e tyre gjatë masakrës janë shprehur se gjykata “duhet të vijojë misionin e saj”.

Ratko Mlladiç u shpall fajtor nga Gjykata Penale për genocid në masakrën e Srebrenicës në 1995, ku u vranë më shumë se 7,000 burra dhe djem boshnjakë. Ish-komandanti është cilësuar ndryshe si “Kasapi i Bosnjës”.

Në fund të luftës në 1995, Mlladiç u fsheh dhe jetoi në Serbi, i mbrojtur nga familja dhe elementët e forcave të sigurisë. Më në fund u gjurmua dhe u arrestua 2011 pas 16 vjetësh në arrati. Ru. Do/ Fjala

Të fundit

Vazhdojnë zjarri në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Lajme të tjera

Web TV