SHBA/ Vijojnë protestat pas vrasjes nga policia së të riut me ngjyrë

Shtetet e Bashkura përballen sërish me protesta të dhunshme në Uiskonsin e Shteteve të Bashkuara.

125 efektivë të Gardës Kombëtare u thirrën për të ndalur këto protesta.

Manifestimet erdhën pas vrasjes së një 29-vjeçari me ngjyrë nga policia ditën e diel, ngjarje që shkaktoi irritim tek banoret e zonës.

Jacob Blake u dërgua në gjendje të rëndë me avion në një spital në Miluoki, por nuk u mbijetoi dot plagëve. Kjo ngjarje e rëndë vjen ndërsa guvernatori i Uiskonsinit kishte propozuar dy muaj më parë reforma në polici

“Duhet të fillojmë rrugën e gjatë, por të rëndësishme drejt garantimit të ligjit dhe mbajtjes së premtimit për barazi dhe drejtësi”, u shpreh guvernatori i Uiskonsinit, Tony Evers.

Mbrëmjen e së dielës u vendos shtetrrethimi, pasi protestuesit u përplasën me policinë. Makinave iu vu zjarri dhe dritaret u thyen gjatë përleshjeve me oficerët.

Protestat e lëvizjes ‘Black Lives Matter’ u shtrinë edhe në Nju Jork ditën e hënë. Ndërkaq, policia deklaroi se ndërhyri për të qetësuar situatën pas një incidenti dhe se ndaj personave të përfshirë janë marrë masa administrative. Ru. Do/ Fjala