Stankoviç: Faleminderit nga zemra për pritjen, ishim me fat, por e merituam fatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mikëpritja në Tiranë? Unë e thashë edhe dje. Jemi ndjerë shumë mirë. Njerëzit ishin shumë mikëpritur. Hera e parë që kam erdhur në Tiranë. Na kanë pritur shumë mirë. Kam përshtypje mjaft të mira.

Dua t’i falenderoj të gjithë. Një përqafim nga zemra”, – e ka përfunduar trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankoviç, konferencën për shtyp pas ndeshjes, duke shprehur edhe habinë e tij për atmosferën në atë që ishte cilësuar si derbi i Ballkanit.

Lidhur me ndeshjen, ish-lojtari i Interit tha: “Nuk ka rëndësi sa gola janë bërë 1 apo 10, por fitorja. Synimi u arrit, u kualifikuam. Do ta analizojmë ndeshjen. Kishim një ekip shumë të motivuar dhe të përgatitur.

Që bëri një ndeshje mjaft të mirë.” A ishte me fat Crvena Zvezda? “Fati është një faktor i rëndësishëm në jetë që duhet ta meritosh, – pohon 41-vjeçari. – Ne e kemi merituar fatin dhe e fituam. Frika është pjesë e sportit dhe e jetës. Isha i shqetësuar në disa momente, por nuk është se kisha frikë.”

Trajneri serb ka patur një takim të shkurtër në fushën e blertë edhe talententin e Tiranës, Ernest Muçin? “Unë si një ish-futbollist, e urova dhe i thashë që ka bërë një lojë shumë të mirë, – zbuloi trajneri i beogradasve. – Duhet të vazhdojë të luajë në atë mënyrë.”/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV