Kim Jong Un ultimatum autoriteteve: Merrni masa urgjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kim Jong Un këtë here vjen me një paralajmërim për autoritetet koreano-veriore, për t’u përgatitur për rreziqet që i kanosen vendit nga pandemia koronavirus dhe një tajfuni në pritje.

Teksa në ditët e fundit u shtuan zërat për një përkeqësim të shëndetit të tij, mediat në fqinjin jugor raportuan se Kim ishte në gjendje kome dhe se një pjesë e pushtetit i kishte kaluar tashmë së motrës Kim Yo Yong, por diktatori rishfaqet, në një mbledhje të partisë së tij.

Koreja e Veriut nuk ka raportuar deri më sot asnjë rast pozitiv me koronavirus, ndërsa tajfuni Bavi pritet të godasë vendin gjatë kësaj jave.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Kim tha se shteti po përpiqet ta frenojë përhapjen e virusit  në vend, por pa dhënë detaje.

Spekulimet për shëndetin e Kim Jong Un nuk janë të pazakonta, por deri më sot kanë rezultuar të pavërteta dhe pas mungesës së gjata disa javore, ai shfaqet sërish, së paku në videot e publikuara nga televizioni shtetëror KCNA.

Por, përveç frikës së përhapjes së koronavirusit, për të cilat Peniani vendosi të mbyllë kufijtë me pjesën tjetër të botës që prej muajit janar, vendi me popullsinë 25 milionë banorë do të duhet të përballet edhe me tajfunin Bavi.

Në të shkuarën për vendin komunist, shirat e rrëmbyer të gushtit kanë rezultuar fatale për banorët, me përmbytje e mungesë të ushqimeve bazë. Ru. Do/ Fjala

Të fundit

Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete”

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane...

Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike

Mesazhi i fundit nga prifti Gabriel Romanelli titullohet qartë: “Të qajmë dhe të lutemi”. Në qytetin e Gazës, situata është dramatike, dhe Parrochia e...

Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

I frymëzuar nga një mutacion i rrallë gjenetik, një ekip kërkimor ka testuar një terapi te minjtë dhe hamsterët që ofron mbrojtje kundër çdo...

Shpella e Spilesë, Tare i përgjigjet Blendi Gonxhes: Mos u tallni me taksapaguest

Reagimi i MEKI-t për një shkrim modest timin mbi gjendjen faktike të Shpellës së Spilës më bëri të mendoj se ky institucion e kishte...

Gazetari gjerman: 6 mësime nga udhëtimi me makinë në Shqipëri

Nga Teseo La Marca, DIE WELT Katër orë në një rrugë me gropa që duken si kratere nga granatat. Asfalt ose është i pabarabartë, ose nuk...

Lajme të tjera

Web TV