Pandemia/Shtyhet samiti ekonomik i Davosit: “Liderët duhet të mblidhen për të hartuar rrugën e rimëkëmbjes”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Samiti i Forumit Ekonomik Botëror, i cili duhet të mbahej  në Davos të Zvicrës në muajin janar, u shty për verën e vitit të ardhshëm, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Këshilla e ekspertëve është se ne nuk mund ta mbajmë [samitin] në mënyrë të sigurt në janar”, tha përmes një deklarate Forumi Ekonomik Botëror.

Samiti, që mbledh udhëheqës të shteteve të botës, mbahet çdo vit në Davos, qysh më 1971.

Forumi Ekonomik Botëror e portretizon veten si adresën kryesore për mbledhjen e elitës politike dhe biznesore, me qëllim diskutimin e sfidave të globalizmit.

Grupi tha se vendimi për të shtyrë samitin “nuk është marrë me lehtësi, pasi nevoja që liderët globalë të mblidhen dhe të hartojnë shtegun e rimëkëmbjes” nga pandemia e koronavirusit, është “shumë urgjente”.

Forumi Ekonomik Botëror tha se do t’i bëjë publike datat dhe lokacionin e takimit të shtyrë pasi të krijohen kushtet e shëndetit dhe të sigurisë./REL/

 

Të fundit

Horoskopi ditor, 30 Qershor 2025

Dashi Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne...

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë në rrezik banesat, pronat dhe...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV