Plagoset pronari i skafit të djegur në Vlorë, detajet e Policisë

Pronari i skafit i cili u përfshi nga flakët në Vlorë pasditen e sotme, ka marrë dëmtime nga ky incident.

Sipas policisë, zbulohet se defekti ka ndodhur sapo ai ka ndezur skafin në Triport dhe flakët e kanë përfshirë edhe atë.

Pikërisht defekti ka ndodhur sapo ai ka ndezur skafin dhe menjëherë mjeti lundrues u përfshi nga zjarri.
57- vjeçari A.B, u tranportua menjëherë në Spitalin e Vlorës, por më pas u dërgua tek Trauma në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

NJOFTIM NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 19:20, në Triport të Vlorës, shtetasi A.B., 57 vjeç, në momentin e ndezjes së mjetit të tij lundrues, dyshohet se si pasojë e një defekti gomonia është përfshirë nga flakët duke e dëmtuar atë.

A.B është transportuar për ndihmën e parë në Spitalin e Vlorës, më pas është tranaportuar për ndihmë më të specializuar drejt Spitalit të Traumës Tiranë./Fjala.al/Ke.Ba